Cili nga këta politikanë mendoni se është më hajni?

Aktuale

Cili nga këta politikanë mendoni se është më hajni?

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 23:46
Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Kosovën e rëndoi shumë pasurimi i shpejt i disa politikanëve. E lidhur me këtë portali Mediat Shqiptare, ka bërë një sondazh online për të marr vlerësimet nga qytetarët se cili nga këta dy politikanë mendoni se është më hajni?

Ramush Haradinaj: Kryeministri në largim, në bazë të deklarimeve del të ketë pasuri të paluajtshme shtëpi, tokë  dhe apartament, të gjitha këto që arrijnë shifra të larta të parave. Shtëpi banimi e ndërtuar me mjete vetanake dhe me ndihmë nga bashkëluftëtarët 300 mijë euro në pronësi të Haradinajt.Shtëpi familjare (Kulla) në pronësi të përbashkët me familjarët e që kap çmimin e 270 mijë eurove. Tokë kodrinore e përbashkët 75 mijë euro, tokë truall e blerë në pronësi të Haradinaj me çmim 27 mijë e 300 euro.Por jo vetëm kaq në pronësi të Haradinaj është edhe një shtëpi banimi e deklaruar si e blerë me kredi e që kap shifrën e 202 mijë eurove.

Kadri Veseli: Ndërkaq, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës ka një banesë në Prishtinë në emër të bashkëshortes së tij Violetës e cila në bazë të deklarimit të pasurisë është blerë në vitin 2001 në vlerë 97 mijë euro. Veseli ka deklaruar se ka blerë një lokal 270 metra katror për vlerën e së cilit nuk ka treguar ndërsa ka thënë se ka marr kredi prej 110 mijë euro për blerjen e tij. Veseli ka deklaruar se ka një shtëpi të përbashkët pronë e babait të tij si dhe 10 hektarë mal pronë po ashtu e babait të tij. Veseli merr pagë vjetore  prej 33 mijë euro si kryetar i Kuvendit e po ashtu mbi 5 mijë euro mëditje.

Sondazhi është i publikuar në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, kujtojmë se i hapur ky sondazh do të jetë për një javë të plotë, dhe deri atëherë, ju lutem shprehuni se cili është mendimi i juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat