Gashi: Albin Kurti s’e njeh LDK-në, nuk funksionojmë mbi kultin e individit

Aktuale

Gashi: Albin Kurti s’e njeh LDK-në, nuk funksionojmë mbi kultin e individit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 00:02
Arben Gashi

Arben Gashi nga LDK, ka thënë se ka një momentum të mirë dhe sinergji brenda partisë.

“Kemi ekip të mirë dhe jemi të bindur që përballë qytetarëve po shkojmë me një ofertë jashtëzakonisht të mirë. Zonja Vjosa Osmani është e para mes të barabartëve, është kandididate dhe kryeministre e ardhshme”.

“Sa i përket dilemave të studiove zonja Osmani është njëra nga nënkryetaret e LDK-së dhe në aspektin e forcës politike është më e fortë se nënkryetarët tjerë sepse është kandidate për Kryeministre”.

Gashi ka folur edhe për pohimet e Albin Kurtit të Vetëvendosjes se subjekti që drejton Isa Mustafa është i ndarë me fraksione.

“Nuk mendoj se Kurti mund ta komplikojë kandidaturën e Osmanit dhe nuk mendoj se Kurti ka kapacitete politike për të vlerësuar gjendjen në LDK. Është qasje tendencioze dhe e paarsyeshme. Kurti nuk e njeh LDK-në, nuk funksionojmë me kultin e individit”.

“LDK është parti moderne që ka program dhe alternativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat