Pacolli premton rritje ekonomike prej tetë për qind dhe 60 mijë vende të reja pune

Aktuale

Pacolli premton rritje ekonomike prej tetë për qind dhe 60 mijë vende të reja pune

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 00:36
Behgjet Pacolli

Kandidati për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD dhe njëkohësisht lideri i AKR’së, Behxhet Pacolli, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” të T7, ka premtuar rritje ekonomike 8 për qind dhe 60 mijë vende të punës.

Nëse koalicioni i tij bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme, Pacolli tha se do të ketë rritje ekonomike prej 8%.

“Qeveria e ardhshme do të arrijë një rritje ekonomike prej 8 për qind”, ka thënë Pacolli.

E me këtë rritje ekonomike, Pacolli premton 60 mijë vende të punës.

“Me këto 8 për qind, nënkuptojmë 60 mijë vende të punës”, premtoi Pacolli.

Ai siguroi se Kosova ka resurse të mjaftueshme që të arrijë një rritje ekonomike prej 12 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat