Babish ka biseduar me Zeman rreth deklaratës së tij për shqyrtim të tërheqjes së njohjes së Kosovës

Aktuale

Babish ka biseduar me Zeman rreth deklaratës së tij për shqyrtim të tërheqjes së njohjes së Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 17 shtator 2019 Në ora: 08:50
Kryeministri çel Andrej Babish

Kryeministri çel Andrej Babish ka biseduar në takimin joformal me presidentin Zeman rreth idesë së tij për tërheqjen e njohjes së Kosovës, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se rreth kësaj do bisedohet në takimin koordinues të politikës çeke, pasi i vetëm nuk mund të marr vendim në emër të qeverisë.

"Kjo do të vendoset në takimin koordinues për politikë të jashtme, ku do të jenë ministri i brendshëm, i jashtëm, kryetari i Senatit dhe ai i Dhomës së parlamentit. Do të ketë shkëmbim të mendimeve edhe me atërët tjerë të qeverisë ", ka thënë Babish pas takimit me Zeman.

Kryeministri çek ka nënvizuar se nuk mund të vendos vetë, ndonëse javën që shkoi ka thënë se nuk sheh arsye që Çekia të tërheq njohjen e Kosovës.

"Kam shqyrtuar me presidentin, që ka thënë se njohja ka qenë vendim politik vetëm dy javë pasi patëm hyr në NATO dhe se ai ka qëndrim negativ ", ka thënë Babish.

Gjatë bisedës është përmend edhe rezoluta e dhomës s parlamentit çek ku është kërkuar nga kryeministri ia thershëm Mirek Topolanek që mos të njihet Kosova.

"Shkaku i dytë është Gjykata Speciale që merret me krimet e kryera në territorin e Kosovës. Kur bëhen hetime ndaj kryeministrit është ndryshe nga hetimet për krime ekonomike” pat deklarua Zeman në javën që shkoi duke përmendur këtë si mundësi për tërheqjen e njohjes.

Zeman këtë deklaratë e bëri në Beograd duke vlerësuar se pushteti në Prishtinë drejtohet nga njerëz me të kaluar të dyshimtë dhe nëse ata fitojnë mund kërkohet tërheqja.

Por ministria e jashtme çeke ka tërheq vërejtjen në iniciativën e Zeman se republika Çeke e ka pranuar Kosovën dhe kjo është çështje  e mbyllur dhe Çekia kur nuk ka bërë tërheqje të njohjes së një shteti pas e ka njohur.

"Republika e Çekisë ka padyshim interes në ruajtjen e raporteve ndërkombëtare me Republikën e Kosovës përfshirë edhe obligimet e dyanshme që dalin nga kjo” ka thënë ministria e jashtme.

Në Çeki iniciativa e Zeman rreth Kosovës shikohet kryesisht si një gjest provokues i zbraztë pas bazë reale dhe është bërë me qëllim që të ju pëlqej serbëve.

Sipas vlerësimit të opozitës posaçërisht asaj që ishte në vitin 1999 kur u vendos bombardimi, është si ndjenjë kërkim falje për fajësinë e këtij veprimi, pasi çekia kishte pranuar të jep pëlqimin në NATO për këtë veprim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat