Lista Serbe sulmon rivalët në zgjedhje: Është e qartë kush janë të dëgjueshmit e Prishtinës - Bota Sot
Lista Serbe sulmon rivalët në zgjedhje: Është e qartë kush janë të dëgjueshmit e Prishtinës

Aktuale

Lista Serbe sulmon rivalët në zgjedhje: Është e qartë kush janë të dëgjueshmit e Prishtinës

Nga: Fatmir Beka Më: 17 shtator 2019 Në ora: 09:11
Lista serbe

ME deklaratën e përshëndetjes dhe mbështetjes së vendimit për marrjen e të drejtës për votë serbëve të Kosovës që kanë dokumente valide serbe, Rada Trajkoviç, Nenad Rashiç, Slobodan Petroviç dhe krimineli familjar i klanit Jablanoviç edhe njëherë kanë përkujtuar serbët se janë të dëgjueshëm, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këtë e ka thënë një kumtesë për media Lista Serbe, duke i cilësuar rivalët direkt në zgjedhje të të dëgjueshëm të Prishtinës dhe shërbëtor të disa ambasadave.

Sipas SL , veprimi i KQZ që në shekullin 21 të i merret e drejta e votës dhe zgjedhjes së përfaqësuesve të vetë që kanë luftuar për drejta dhe interesa të tyre, pas kërkesës së Slobodan Petroviç i njohur si heshtës që nuk ka ngritur kurrë zërin nda sulmeve në serbët, është dëshmi se Prishtina dëshiron të ketë në Kuvend njerëz që kanë harruar kush janë, nga vijnë dhe çfarë feste festojnë.

“Përshëndetja e rrahjes së serbëve nga policia special shqiptare dhe partia familjare kriminale e Jablanoviç tash kanë dimension tjetër sepse mbështete dhuna institucionale ndaj popullit të vetë thuhet në kumtesë.

Kjo cilësohet si biletë hyrje që Trajkoviç dhe Petroviç duan të paguajnë Albin Kurtit për hyrje në qeverinë  e ardhshme të Prishtinës, gjë që është thënë nga Kurti se këta luftëtarë kundër unitetit serb duhet të jenë në qeveri.

“Nga ana tjetër ky është shembull çfarë kushte dëshiron Gjilas dhe Lidhja për Serbinë, pasia i dhe anëtarët tjerë të kësaj lidhje mbështesin masat kundër votimit të serbëve. Andaj zotri Lista Serbe si i ka mundur këta persona , të njëjtën do ta bëjë edhe në zgjedhjet që vijnë sepse dashuria ndaj Serbisë më e madhe se urrejtja nga ata që i paguajnë këtë grup” shkruan në kumtesën e SL.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...