Ymeri: Beogradin nuk duhet lejuar ta cënojë zgjedhjen e lirë për serbët e Kosovës

Aktuale

Ymeri: Beogradin nuk duhet lejuar ta cënojë zgjedhjen e lirë për serbët e Kosovës

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2019 Në ora: 12:47
Visar Ymeri

Kandidati i PSD-së për deputet, Visar Ymeri, ka thënë se, presionet, kërcënimet dhe shantazhet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve me të drejtë vote në Kosovë për t’i obliguar ata ta votojnë Listën “Srpska”, dëshmojnë edhe më shumë domosdonë që Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, të mos jetë e varur nga ky formacion politik.

Sipas tij kjo dëshon se kishim të drejtë, ne deputetët e Partisë Socialdemokrate në legjislaturën e fundit, kur, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, e larguam këtë ndikim në vendimmarjen shtetërore të Kosovës, për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës prej kur Listës “Srpska” është e pranishme në Kuvendin e Republikës

Postimi pa ndërhyrje:

BEOGRADI NUK DUHET LEJUAR TA CENOJË ZGJEDHJEN E LIRË PËR SERBËT E KOSOVËS

Presionet, kërcënimet dhe shantazhet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve me të drejtë vote në Kosovë për t’i obliguar ata ta votojnë Listën “Srpska”, dëshmojnë edhe më shumë domosdonë që Qeveria e ardhshme e Kosovës pas 6 tetorit, të mos jetë e varur nga ky formacion politik.

Kjo ndërsymje e ndërhyrje e Beogradit zyrtar e dëshmon edhe më shumë kishim të drejtë, ne deputetët e Partisë Socialdemokrate në legjislaturën e fundit, kur, bashkë me Kryeministrin Haradinaj, e larguam këtë ndikim në vendimmarjen shtetërore të Kosovës, për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës prej kur Listës “Srpska” është e pranishme në Kuvendin e Republikës.

Kosova, institucionet e saj dhe shoqëria, duhet të krijojnë kushte, frymë dhe mekanizma, që serbët në Kosovë të jenë të lirë për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë, të mbrojtur nga pushteti autoritar dhe mendësia totalitare e Beogradit zyrtar. Tolerimi i veprimeve të Beogradit në emër të nevojës së kontrollit politik të serbëve të Kosovë nga Serbia për shkak të stabilitetit të brendshëm dhe të proceseve të ardhshme politike, po e pengon e pamundëson zhvillimin e një përfaqësimi autentik politik të serbëve që jetojnë në Kosovë bashkë me të tjerët. Stabilokracia nuk është mundësi për demokraci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat