Haradinaj: Shumë të rinj premtues po i bashkohen konceptit të Aleancës 100% shtet

Aktuale

Haradinaj: Shumë të rinj premtues po i bashkohen konceptit të Aleancës 100% shtet

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:00
Ramush Haradinaj

Kandidati për Kryeministër, Ramush Haradinaj, iu ka uruar mirëseardhje në AAK disa ekspertëve të rinj dhe studentëve të dalluar.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, të rinjët premtues po i bashkohen konceptit të Aleancës 100% shtet, sepse duan të kontribuojnë që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë sovrane dhe ekonomikisht të fuqishme.

Postimi i plotë:

Shumë të rinj premtues po i bashkohen konceptit të Aleancës 100% shtet, sepse duan të kontribuojnë që të vazhdohen punët e mëdha, për një Kosovë sovrane dhe ekonomikisht të fuqishme. Kënaqësi e veçantë t’iu uroj mirëseardhje në AAK, ekspertëve të rinj dhe studentëve të dalluar, Erdan Sharani, ekspert i programeve softuerike, themelues i kompanisë “Zhurmë Entertainment”, djalë dëshmori me pesë martirë në familje; Artan Jaka, poashtu djalë dëshmori, ligjërues në fondacionin “BoneVet”, student i fakultetit të inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike; Arjan Ukmata, ligjerues i gjuhës angleze dhe Gjon Hili, student e përfaqësues i Këshillit Studentor të Fakultetit Filozofik, të cilët tek programi i AAK-së dhe udhëheqja e vendosur dhe zbatuese, shohin garancën për krijimin e kushteve që ata dhe gjithë të rinjtë e Kosovës të ndërtojnë jetët dhe karrierat e tyre profesionale në vend.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat