Dushi: Edhe fermerët do të trajtohen me dinjitet dhe barazi krahas qytetarëve tjerë

Aktuale

Dushi: Edhe fermerët do të trajtohen me dinjitet dhe barazi krahas qytetarëve tjerë

Nga: G.B Më: 17 shtator 2019 Në ora: 15:58
Florian Dushi

Kandidati për deputet nga LDK, Florian Dushi, është takuar sot me fermerë, për të cilët ka thënë se kanë gjetur mundësinë për t’i takuar dhe për të diskutuar për angazhimet e tyre të përditshme, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Dushi është zotuar se qeverisja e LDK-së do t’i trajtojë edhe fermerët të barabartë me qytetarët e tjerë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Fermerët krahas punës së tyre të zellshme, gjetën mundësi për të na takuar dhe diskutuar për angazhimet e tyre të përditshme. Zotohemi se edhe fermerët do trajtohen me dinjitet dhe barazi krahas qytetarëve tjerë përmes mbështetjes që do t'iu garantoj qeverisja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat