Bajrami: Gratë duhet të jenë në Kuvend për merita, jo prej kuotave - Bota Sot
Bajrami: Gratë duhet të jenë në Kuvend për merita, jo prej kuotave

Aktuale

Bajrami: Gratë duhet të jenë në Kuvend për merita, jo prej kuotave

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:02
Valdete Bajrami

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës në legjislaturën e pestë, Valdete Bajrami, dy vitet e fundit shërbeu si shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, por kësaj radhe kërkon votën e qytetarëve për t’iu rikthyer foltores së Kuvendit.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës në legjislaturën e pestë, Valdete Bajrami, dy vitet e fundit shërbeu si shefe e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, por kësaj radhe kërkon votën e qytetarëve për t’iu rikthyer foltores së Kuvendit.

Në intervistën “Kandidatët” përmes së cilës KosovaPress po sjell për së afërmi kandidatët për deputetë dhe premtimet e tyre, Bajrami tha se dëshiron të kthehet si pjesë e legjislaturës së ardhshme për çuar përpara çështje të rëndësishme për vendin.

Bajrami që është në numrin 12 në listën për kandidatë në koalicionin Nisma-AKR-PD tha se gjatë dy viteve në ekzekutiv kanë arritur disa marrëveshje të cilat kishin mbetur në nivelin e iniciativave në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Bajrami: Ja pse duhet të më votojnë qytetarët

“Ju e dini që në mandatin e e legjislaturës së pestë kemi qenë ne si Nismë që pikërisht që e kemi iniciuar mocionin për rrëzimin e qeverisë dhe besoj që secili qytetar, grua, vajzë e dinë që po te jepet mundësia mund t’ia dalësh mbanë secilin post që mundesh me e mbartë mbi supet e tuaja. Prandaj mendoj që të gjithë punën për tri vite që e kam bërë në atë legjislaturë, por edhe sa kam qenë në ekzekutiv sepse kam qenë edhe në krye të Komitetit për organizimin e mbarëvajtjes të mbledhjes së dy qeverive ku edhe aty kemi dalë shumë suksesshëm dhe nga ato takime zëvendëskryeministri Limaj ka qenë koordinator i dy qeverive, kemi arrit shumë marrëveshje t’i realizojmë përkundër qeveritë e mëhershme i kanë marrë vetëm si iniciativa dhe kanë mbetur në sirtarë, por me ardhjen tonë në qeveri ato edhe kanë filluar të realizohen. Kanë qenë marrëveshje të rooming-ut, të lëvizjes së lirë, njohja e patentë shoferit, njohja e certifikatave fitosanitare edhe shumë marrëveshje të tjera që për 20 muaj, s’po e them për dy vite, në tërësi, ne si Nismë në tërësi dhe zëvendëskryeministri në atë kohë ia kemi arrit t’i realizojmë dhe besoj që është e nevojshme që zëri i Nismës ose në këtë rast zëri im si përfaqësuese e grave të Nismës por edhe të gjitha grave në Kosovë është e domosdoshme të jetë kësaj here në Kuvend sepse edhe partia jonë e ka pasur të mangët zërin e gruas aty për t’i mbrojtur dhe për t’i parandaluar disa hallka zinxhirore që e pamundësojnë ngritjen e gruas qoftë në detyrë, qoftë në jetën private”, tha Bajrami.

Si kryetare e Nismës së Gruas, Bajrami kërkon nga qytetarët që gratë të votohen mbi atë se çfarë përfaqësojnë për aftësitë e tyre sepse duhet të jenë në Kuvend për meritë, përkundër kuotës gjinore.

Ajo thotë se gratë duhet të përfaqësohen më shumë në Kuvend dhe në pozita të tjera drejtuese dhe jo të shihen si numër apo obligim ligjor. Sipas Bajramit, të gjitha gratë janë të afta të sjellin përvojën e tyre edhe në Kuvendin e Kosovës.

Ish-shefja e Grupit Parlamentar të Nismës tha se partia e saj ka dëshmuar se iu beson shumë grave dhe se në zgjedhjet lokale shumë prej tyre kanë qenë bartëse të listave, ndërsa në ato komuna ku udhëheqin ka edhe prej tyre që janë kryetare të Asamblesë por edhe nënkryetare.

Bajrami: Gratë nuk duhet të jenë për të mbushur kuotat

“Përderisa duhet të vlerësohet gruaja mbi bazën e asaj çka përfaqëson, integritetit dhe intelektualitetit, veprimtarisë dhe jo vetëm të jetë si deputete apo si ministre vetëm e vetëm për me mbush kuotën. Mendoj që secila prej nesh që e ka marrë këtë rrugëtim përfaqëson një përvojë të saj dhe duhet të vlerësohemi me punë dhe me gjithë ato projekte të cilat aq vite sa i kemi që t’i prezantojmë edhe në Kuvend dhe mendoj që në këtë rast kuota, ne e kemi Ligjin për Barazi gjinore që ka ndryshuar edhe përqindja, mirëpo kjo retorikë duhet të marrë fund të konkretizohet me përfaqësim të grave sa më shumë në Kuvend dhe në të gjitha pozitat. Ne në Nisma e kemi dhënë shembullin që gruaja e ka pozitën të cilën e meriton tash kur kemi pasur edhe zgjedhjet komunale kemi pasur edhe bartëse të listave, në komunën ku qeverisim kemi shefe të Asamblesë, por kemi edhe nënkryetare të komunës në një nga komunat e Kosovës. Kështu që për pesë vite kemi dhënë shembull që e përkrahim gruan mirëpo ndoshta na ngelet edhe neve të jemi më këmbëngulëse në atë se çfarë dëshirojmë të bëjmë për të gjitha këto gratë të cilat nuk e kanë mundësinë të jenë në pozitën e Valdetes e shumë grave të tjera”, vijoi ajo.

Valdete Bajrami foli edhe për largimin e të rinjve nga vendi duke thënë se Nisma do të punojë më shumë për hapjen e vende të reja të punës dhe duke shtyrë të rinjtë drejt zanateve.

Duke përmendur bujqësinë, ajo tha se nuk është turp të merresh me këtë sektor dhe se krijimi i shumë profileve të njëjta studimore ka bërë që tregu të mbi popullohet.

Sa i përket koalicionit me AKR-në dhe Partinë e Drejtësisë, Bajrami tha se do të jenë fitues dhe se pa ta nuk do të mund të ndërtohet qeveria e re. Sipas saj, Nisma nuk ka asnjë vijë të kuqe por e rëndësishme është që programi i tyre të implementohet.

Ajo tha se kandidati i këtij koalicioni për kryeministër, Fatmir Limaj, është njeri që përfaqëson unitetin politik dhe aftësinë për të udhëhequr Kosovën në çështje të rëndësishme.

Bajrami u pyet edhe nëse ajo do të preferonte të mbetej deputete apo nëse do të ishte e mundshme të merrte ndonjë post ministror në ekzekutiv, pasi më parë ajo kishte refuzuar të emërohej ministre nga ato të cilat Nisma kishte në qeverinë në largim.

Bajrami: Preferoj të jem deputete 

“Nëse qytetarët e Republikës së Kosovës vendosin që Valdeten me numër 12 ta kenë në Kuvend do ta respektoj vullnetin e qytetarëve sepse mendoj që ka qenë i mangët Kuvendi me tema të cilat do të duhej të ngriheshin pikërisht nga deputetët por sepse ka qenë periudha ndoshta shumë e shkurtër ne e dimë, por kësaj radhe besoj që të gjithë qytetarët do të vendosin që unë të jem në Kuvend dhe preferoj të mbes në Kuvend por nuk i dihet në këtë rast ndoshta janë pastaj edhe kërkesat e subjektit tonë për një veprim tjetër, por në parim unë e kërkoj votën që të jem deputete e qytetarëve e Republikës së Kosovës nga radhët e Nismës dhe besoj që kësaj here do të jetë pak më ndryshe se herën e kaluar”, tha ndër të tjera Bajrami.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...