Feride Rushiti do të mbajë fjalim në Parlamentin suedez

Aktuale

Feride Rushiti do të mbajë fjalim në Parlamentin suedez

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:24
Feride Rushiti

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti bashkë me aktivistë tjerë të të drejtave të njeriut, po qëndron në Suedi, me ftesë të Rrjeti Shqiptaro – Suedez Svensk-Albanska Nätverket dhe Gratë Shqiptare Föreningen SAB në Suedi.

Në përpjekjen e saj të pareshtur për ndërkombëtarizimin e kauzës së të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, Rushiti do të mbajë një fjalim në Parlamentin suedez.

“Përtej shpalosjes së krimeve të dhunimit dhe historive të pathëna të të mbijetuarve, ky fjalim do të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe sensibilizimit të opinionit publik ndërkombëtar mbi krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, veçanërisht krimet e përdhunimit”, thuhet në njoftim.

Ky trumbetim ndërkombëtar, sipas QKRMT, vjen pikërisht në kohën kur kryerësit e këtyre krimeve janë angazhuar fuqishëm në mohimin e këtyre krimeve.

“Theksojmë që mohimi përbën fazën përfundimtare të një krimi, përmes së cilit mëtohet dekontstruktimi final i kujtimeve kolektive”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat