Ky është numri i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Ky është numri i Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 16:33
Ilustrim

KQZ hodhi shortin pasditen e sotme për numrat e subjekteve politike me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje që garon e vetme në këto zgjedhje, do ta mbajë numrin 126.

Ndryshe, katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të cilat do të mbahen me 6 tetor.

Garës për deputetë i janë futur hiq më pak se 1. 070 kandidatë, ndërsa vende në Kuvend do të gjejnë vetëm 110 prej tyre, plus dhjetë vendet e rezervuara për komunitetet./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat