Hoxhaj: PDK do të shtrijë mësimin gjithëditor në të gjitha shkollat fillore të Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: PDK do të shtrijë mësimin gjithëditor në të gjitha shkollat fillore të Kosovës

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:09
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sindikatën e Arsimit në Viti, nga ku ka thënë se plani i PDK-së në mandatin e ardhshëm është shtrirja e mësimit gjithëditor në të gjitha shkollat fillore të Kosovës.

Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se PDK, në modelin e vet të arsimit, qëllimin fillestar e ka ta shtrijë mësimin gjithëditor në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës, dhe kjo, sipas Hoxhajt do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies e mësimnxënies, si hap i parë drejtë ndryshimeve kualitative në arsim.

Statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

Gjatë një takimi me kryetarin e SBASHK-ut në Viti, Kemajl Bislimi dhe me anëtarët e tjerë të kryesisë së sindikatës, folëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor dhe para-universitar. Gjendja e arsimit në Kosovë nuk ka qenë aspak e kënaqshme, andaj ndryshimet në këtë fushë janë të domosdoshme.

PDK, në modelin e vet të arsimit, qëllimin fillestar e ka ta shtrijë mësimin gjithëditor në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës, dhe kjo do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies e mësimnxënies, si hap i parë drejtë ndryshimeve kualitative në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat