Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100% është siguri për Kosovën - Bota Sot
Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100% është siguri për Kosovën

Aktuale

Haradinaj nga fshatrat e Pejës: Vota për konceptin 100% është siguri për Kosovën

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 19:20
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot disa fshatra në komunën e Pejës. Ai ka qëndruar në Raushiq, Lybeniq e Zllapek, ku me qytetarët e këtyre anëve ka ndarë 100 zotimet e tij për mandatin e ri qeverisës.

“Sot, me qytetarë të shumtë të Raushiqit, Lybeniqit dhe Zllapekut të komunës së Pejës, i ndava 100 zotimet, për vazhdimësinë e udhëheqjes së vendosur dhe zbatuese, e cila e ka bërë diferencën në vetëm pak muaj qeverisje”, ka shkruar Haradinaj.

Me krijimin e ushtrisë, arritëm ta ruajmë pragun tonë të shtëpisë, kufirin, dhe me taksën kemi mbrojtur tregun, sepse Kosova është shtëpi në vete dhe e njerëzve të saj, ka theksuar Haradinaj.

“Kjo trevë më ka dhënë fuqinë që poashtu ta përmbylljm Trepçën si resurs nacional i Kosovës. Me fitimin e të drejtës për tregun dhe mbrojtjen e terësisë territoriale, si dhe mbi resurset tona kombëtare, vendit i garantuam hyrjen në një gjendje të re, për zhvillim të shpejtë ekonomik. Vota masive me gjashtë tetor për konceptin 100% shtet e siguron vazhdimësinë e drejtimit që i kemi dhënë Kosovës”, ka thënë ai në fund përmes një postimi në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...