Përzierja e të majtës me të djathtën, analisti politik shpjegon pse nuk ka profilizim të partive në Kosovë

Aktuale

Përzierja e të majtës me të djathtën, analisti politik shpjegon pse nuk ka profilizim të partive në Kosovë

Nga: V.R Më: 17 shtator 2019 Në ora: 20:09
Foto Ilustrim

Shpeshherë, partitë politike, përkatësisht përfaqësuesit e tyre, nuk ngurojnë të përmendin edhe misionin e partisë, gjegjësisht pikëpamjet e tyre për shtetin. Ka prej atyre që tashmë janë të deklaruara si të majta, konservatore por edhe të djathta.

Por sipas publicistit dhe analistit Nexhat Haziri, situata në të cilët ndodhet Kosova, me një shtetësi të papërmbyllur dhe me një proces të padefinuar me Serbinë, profilizimet e partive politike nuk mund të jenë të dallueshme.

“Situata nëpër të cilën po kalon Kosova me një shtetësi akoma të papërmbyllur, me një proces të padefinuar të dialogut me Serbinë për njohje reciproke, me një ekonomi të dobët dhe sfera të tjera që lënë shumë për të dëshiruar, sikur ka bërë që profilizimit ideologjike të partive politike të mos jenë të dallushme në rast të koalicionit në mes tyre”, tha ai.

Sipas tij, koalicionet parazgjedhore janë kryesisht koalicione interesi të një grupi të ngushtë prapa të cilave fshihet interesi nga korporata të mëdha biznesesh.

“Në rastin konkret të koalicioneve parazgjedhore, janë koalicione interesi të një grupi të ngushtë prapa të cilave fshihen korportata të mëdha biznesesh, siç është shembulli pas koalicionit AAK-PSDK.  Por ka edhe faktor të tjerë siç janë mosedmokratizimi i partive politike, që është një kriter shumë i rëndësishëm apo më mirë të themi bazë për profilizimin e tyre ideo-politik, kriminaliteti i disa partive politike që janë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar, liderizmi autoritar më të cilën udhëhiqen partitë politike, e faktor të tjerë. Ne tashmë kemi parti që janë në proces të porfilizimit të tyre, siç është LDK-ja, dhe disa të tjera që janë në përpjekje, mirëpo situata në të cilën gjendet Kosova, problemet të cilat i cekëm pak më lart, ka bërë që partitë politike të jenë akoma larg profilizimit të tyre”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat