Pesë kandidatë për deputetë tërhiqen nga listat e partive

Aktuale

Pesë kandidatë për deputetë tërhiqen nga listat e partive

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 20:30
Ilustrim

Largohen katër kandidatë për deputetë nga lista e PEK-ut, një nga partia Fjala.

Deri para pak ditësh, Egzon Dervishi nga Drenasi mbante fotografinë me Milaim Zekën në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

E dy orë pas publikimit të një postimi ku Dervishi bënte fushatë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, ai bën publik lajmin për ndërrimin e partisë.

Në një përgjigje për T7, Dervishi thotë se ka zgjedhur PDK-në si partinë e tij të re, për shkak se nuk ka parë mundësi për ndryshim në PEK.

Kthimin në PDK të Dërvishit dhe largimin nga lista e kandidatëve për deputetë të PEK-ut, e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

E kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka thotë se Dervishi nuk është larguar vullnetarisht, por partia e ka përjashtuar atë.

Por Dervishi nuk është i vetmi që ka bërë kërkesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të tërheq kandidaturën.

Në PZAP thonë se janë edhe 4 tërheqje tjera nga kandidatët që tashmë janë certifikuar nga KQZ.

Por të njëjtit që janë decertifikuar, ligjërisht kanë të drejtë të ricertifikohen e përfshihen në lista të partive tjera.

Por Dervishi ka konfirmuar per T7 se nuk është pjesë e listës për deputetë nga radhët e PDK-së, ani pse ka kaluar në këtë subjeky politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat