Petshiçek përsërit: Nuk shoh arsye për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Aktuale

Petshiçek përsërit: Nuk shoh arsye për tërheqjen e njohjes së Kosovës

Nga: F. B. Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:22
Tomash Petshiçek

Ministri i jashtëm çek Tomash Petshiçek ka përsëritur se “nuk sheh arsye  pse vendi i tij të tërheq njohjen e Kosovës, duke shtuar se kusht për këtë duhet të jenë rrethana të ndryshme, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

„Kosovën e kemi njohur de jure”, ka thënë ai duke shtuar se tërheqja duhet të jetë në bazë të rrethanave të ndryshuara posaçërisht  nëse “Kosova do ndalonte të kishte kritere shtetësie që kanë sjell njohjen në vitin 2008”  shkruan portali „Çeskenovini.cz”.

Ai këtë deklaratë e bëri si përgjigje  me rastin e qëndrimit të kryeministrit çek Babish se çështja e tërheqjes së pavarësisë së Kosovës do të shqyrtohet në takimin koordinues të politikës së jashtme.

„jam i gatshëm që për këtë çështje të bisedoj me kryeministrin dhe zyrtarët tjerë dhe të paraqes argumente, mendoj s politika jonë e jashtme duhet të jetë e qartë dhe konsistence”, ka thënë Petshiçek.

Qëndrim të njëjtë ministri i jashtëm ka shprehur edhe me rastin e  deklaratës së Zeman në Beograd se brenda muajit do të shqyrtohet tërheqja e njohjes së Kosovës.

Babish pas një takimi joformal me Zeman ka thënë se në takimin koordinues të politikës s jashtme do shqyrtohet kjo çështje.

„Presidenti po thirret në rezolutën e dhimbs së parlamentit ku është kërkuar nga kryeministri i atëhershëm Mirek Topolanek që mos të pranoj Kosovën, andaj për këtë do bisedohet në takimin koordinues” ka thënë Babish.

I pyetur rreth hedhjes së qëndrimit për njohjen e Kosovës ai është përgjigjur negativisht.

„Nuk e them unë këtë, rreth kësaj kam fol me presidentin, ai thekson se qëndrimi ynë ka ndodhë për shkak se aso kohe kishim dy javë që ishim në NATO dhe ky ishte vendim politik, por qëndrimi i tij për pranimin ishte negativ”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat