Haziri: Ramush, Kosova nuk i’u ka borxh djemve në grupin Kumanova, nëse ti po, atëherë çështje tjetër

Aktuale

Haziri: Ramush, Kosova nuk i’u ka borxh djemve në grupin Kumanova, nëse ti po, atëherë çështje tjetër

Nga: V.R Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Gjatë së martës, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me familjarët e të burgosurëve të rastit Kumanova dhe iu ka premtuar  që pasi të merret vendimi përfundimtar, Qeveria e Kosovës, të ushtrjoë të drejtën që sipas marrëveshjes me shtetin fqinj të burgosurit ta vuajnë dënimin në Kosovë.

Por me këtë tendencë të kryeministrit, nuk pajtohet edhe publicisti Nexhat Haziri, i cili në një prononcim publik, ka thënë se Kosova s’iu ka asnjë borxh djemvë të Kumanovës.

Ai, ka thënë se ata ishin të inkriminuar në vepra kriminale, të cilët u bënë “mish për top” për llogarinë e një regjimi.

Postimi plotë:

Kosova nuk iu ka asgje borxh të burgosurve të rastit Kumanova.

 

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, paska takuar familjarët e të burgosurve të rastit Kumanova dhe iu paska premtuar atyre se pasi të merret vendimi përfundimtar, Qeveria e Kosovës, do ta ushtrojë të drejtën që sipas marrëveshjes me shtetin fqinj të burgosurit ta vuajnë dënimin në Kosovë.Por Haradinaj sikur harron se Kosova nuk iu ka asgjë borxh të burgosurve të rastit Kumanova, pervec nese ju ka vet z. Haradinaj. Sikur të dilnin apo të “shperthenin” të ashtuquajturat “Bombat” (përgjimet) edhe për rastin e Kumanovës, do ta bënin të qartë se konflikti i 10 majit 2015, nuk është kurfar lavdi kombëtare e as për tu krenuar më të. Do të mësonim se si disa avanturier, të mashtruar dhe disa nga nevoaj që të heqen qafe përshkak të inkriminimit të tyre në vepra kriminale, u bënën “mish për top” për llogarinë e një regjimi në Maqedoninë Veriore dhe për një diktator sic ishte ish-kryeministri Grujevski. Ntayrisht se këto “Bomba” do të zbulonin para opinionit në Kosovë se kush nga politikan me ndikim në Kosovë, ishin bashkpjesëmarrës të skenarit së bashku me BDK maqedone që inskenuan konfliktin në Kumanovë dhe 3 milion eurot si shpërblim për këtë bashkpunim Ndryshe Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar ankesat e të akuzuarve në tërësi dhe ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin e Kumanovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat