Ismaili përplaset me Rugovën: Ja çfarë i thotë

Aktuale

Ismaili përplaset me Rugovën: Ja çfarë i thotë

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:44
Ismaili përplaset me Rugovën

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës se ka abuzuar me sistemin shëndetësor në kohën kur drejtonin këtë sektor.

Uran Ismaili nga radhët e PDK-së, në Zonën Zgjedhore, iu referua Naser Rugovës së LDK-së, se kanë logjikë për të krijuar mjegull në Shëndetësi.

”Çka flet Naser Rugova(LDK), nuk flet kurrë për pacientin. Flet për strategji, ligje, nuk flet për pacientin”.

”Kjo është logjika e LDK-së, me kriju një mjegull në Shëndetësi në atë mjegull me na abuzu barnat 12 milionë euro. Pacienti është dashtë me dalë me lyp shërbime gjithandej”.

”Tash i kemi shërbimet 24 orë. Në Onkologji pacientët me kancer është dashtë me u largu nga klinika me shku shërbim me marrë shtune e diele e me u kthy prapë. Ky është dallimi nga shkolla ime prej shkollës tuaj. Shkolla ime është e drejtuar me rregullu jetën e pacientit”, ka thënë Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat