Bytyqi i përgjigjet Limajt: I pamoralshëm jeni ju

Aktuale

Bytyqi i përgjigjet Limajt: I pamoralshëm jeni ju

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:30
Shyqiri Bytyqi dhe Fatmir Limaj

Ministri në largim i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i cili kaloi nga Nisma Socialdemokrate tek Partia Socialdemokrate disa javë më parë, i është kundërpërgjigjur akuzave të Fatmir Limajt ndaj tij.

Bytyqi, i cili u akuzua nga kreu i Nismës Socialdemokrate për “mungesë morali”, i ka thënë Limajt se të pamoralshëm janë krerët e Nismës.

“Siç e kam deklaruar në tekst-dorëheqjen time nga partia NISMA SOCIALDEMOKRATE, rrethanat për të mos vazhduar më me drejtimin e dikasterit qenë krijuar në fillet e mandatit qeverisës”, ka shkruar Bytyqi në Facebook të martën.

“Të pamoralshmit mendonin se dikasteret qeverisëse ishin ekskluzivitet i partive. Kjo qasje kaq mizore më ka bërë të jem i përgjegjshëm dhe ta ndaja qasjen institucionaliste nga qasja klienteliste e kapëse dhe jam munduar që arsimin ta mbaja larg të tillëve, larg ujqërisë politike”, ka shkruar ai.

Limaj kërkoi nga Bytyqi që të japë dorëheqje nga pozita e ministrit, pas largimit nga partia që udhëhiqet prej tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat