Gorani tregon a do të bashkëpunonte koalicioni AAK-PSD me një parti që e do largimin e taksës

Aktuale

Gorani tregon a do të bashkëpunonte koalicioni AAK-PSD me një parti që e do largimin e taksës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 00:12
Dukagjin Gorani

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dukagjin Gorani, ishte i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Gorani ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për mundësinë që koalicioni 100%, siç njihet koalicioni parazgjedhor mes PSD’së dhe AAK’së, do shqyrtonte mundësinë që të futej në një koalicion paszgjedhor me një parti që dëshiron largimin e taksës ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

“Kjo është pyetje hipotetike”, ka thënë Gorani.

“Nuk e dimë se me çfarë fuqie do të hyjmë në Kuvend, nuk e dimë se si do të krijohet realiteti postzgjedhor dhe nuk e dimë se si do të ejtë realiteti i forcave të partive politike. Këto të gjitha do ndikojnë në vendimin tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat