Agim Bahtiri: Jam i lidhur shpirtërisht e intelektualisht me Albin Kurtin - Bota Sot
Agim Bahtiri: Jam i lidhur shpirtërisht e intelektualisht me Albin Kurtin

Aktuale

Agim Bahtiri: Jam i lidhur shpirtërisht e intelektualisht me Albin Kurtin

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 00:28
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka folur për zhvillimet e fundit politike në referencë me zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Bahtiri ka thënë se radikalizmi Vetëvendosjes i ka ardhur nga njerëzit që janë larguar nga kjo parti, duke e adresuar fajin te Partia Socialdemokrate.

Më tej ai përmendi lidhjet personale me z.Kurti, duke thënë që “E njoh Albinin, kam biseduar me të prej vitit 2014, e njoh shpirtërisht, e njoh intelektualisht.”

Z.Bahtiri ka vazhduar mbrojtjen e z.Kurti duke thënë që është “intelektuali që s’e ka Kosova”. Negacioni në këtë fjali mund të japë kuptimin që as kandidati i Vetëvendosjes nuk është intelektual, por duke njohur mënyrën se si kryetari i Mitrovicës abuzon me fjalët mund të besohet e kundërta e kësaj.

Ai po ashtu ka bërë me faj pushtetin aktual edhe për tensionet në veri të vendit, edhe pse partia paraprake, AKR-ja, ishte pjesë e qeverisë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...