Daut Haradinaj: Ideja e shkëmbimit të territoreve ka filluar kur ka qenë Isa Mustafa në Qeveri

Aktuale

Daut Haradinaj: Ideja e shkëmbimit të territoreve ka filluar kur ka qenë Isa Mustafa në Qeveri

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 00:34
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD me humor e ka përshkruar bashkëpunimin e ish-koalicionit qeverisës.

“Po e kthej në humor. Kur ra qeveria e Isa Mustafës, iu rëndua shëndeti shumë ish-kryeministrit Mustafa. Unë kam respekt për të si njeri, edhe pastaj me kalimin e kohës thashë ‘nuk paska pasë faj i shkreti me kon paska pasë punë’”.

“Asnjë gjë nuk është e pakoordinuar. Edhe nëse koordinimi ka qenë që mos me u marrë vesh sepse ne u kemi thënë në tavolinë qartë që ‘ne nuk pajtohemi me shkëmbimin e territoreve dhe me e copëtu Kosovën’”.

Haradinaj në Analiza Zgjedhore ka thënë se ka dyshime se ideja për shkëmbimin e mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë s’është produkt i kësaj qeverie.

“Mendoj se ideja e shkëmbimit të territoreve ka filluar në periudhën kur ka qenë Isa Mustafa në Qeveri dhe kjo nuk ka buruar aty për aty. Me kalimin e kohës, kjo është avancuar dhe ka arritë deri te një nivel më i lartë se rajoni dhe Europa”.

Madje, ai ka thënë se shumë prej kolegëve të tij, në pozitë dhe opozitë, i kanë thënë se shkëmbimi i territoreve është punë e kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat