‘Qyre qyre çka t’ka ble gjyshi, gutu gutu qafe qafe’, shpjegimi interesant për korrupsionin i kandidatit për deputet nga PEK-u

Aktuale

‘Qyre qyre çka t’ka ble gjyshi, gutu gutu qafe qafe’, shpjegimi interesant për korrupsionin i kandidatit për deputet nga PEK-u

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 11:47
Yll Isufi

Yll Isufi, kandidat për deputet nga Partia Euroatlantike, ishte i ftuar në emisionin ‘Interaktiv’ në KTV.

Kandidati nga Gjilani, duke folur për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dha një shpjegim qesharak se çfarë është korrupsioni.

“Korrupsioni te na është i lindur. Në gjak e kemi korrupsionin. Shembull ma të thjeshtë po ta marr për shembull një gjysh, një dajë, një teze, i shkon nipit, ngutu ngutu çka t’ka ble gjyshi, qyre, qyre, qafe, qafe. Ky është korrupsioni”.

Videoja e shpjegimit të tij është bërë hit në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat