Këto dy parti politike kanë borxh në PZAP - Bota Sot
Këto dy parti politike kanë borxh në PZAP

Aktuale

Këto dy parti politike kanë borxh në PZAP

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte dënuar subjektet politike më 257 mijë e 230 euro për shkak të shkeljeve që kishin bërë gjatë procesit zgjedhor.

Deri më tani  subjektet politike kanë paguar gjithsej 251 mijë e 450 euro, kurse pa paguar kanë mbetur edhe 5 mijë e 900 euro.

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka treguar se cilat janë subjektet të cilat nuk kanë paguar gjobat.

“Subjekti politik Alternativa është gjobitur me 15,450.00 euro dhe deri me tani ka paguar 11,750.00 euro, ndërsa pjesën tjetër të borxhit në shume prej 3.700.00 euro do ta paguaj në këste sipas një marrëveshje/ujdie të arritur në mes të PZAP-it dhe Subjektit Politik Alternativa. Subjekti politik KTAP është gjobitur me 2,200.00 euro, nuk ka paguar gjobat”, ka thënë Desku.

Ai ka shtuar se PZAP-i në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjet tjera te aplikueshme të Republikës se Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet procedurale për inkasimin/përmbarimin e këtij borxhi nga subjekti politik në fjalë.

“Subjektet politike të cilat janë gjobitur nga PZAP-i dhe nuk i paguajnë gjobat nuk do të mund te certifikohen për te marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.

Desku tha se subjektet politike kryesisht janë gjobitur për shkak te shkeljes se kodit te mirësjelljes se subjekteve politike, mbështetësve dhe përkrahësve te tyre te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Me neni 33 te Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP-së) janë të sanksionuara Veprimet e Ndaluara të Subjekteve Politike, ku në mënyrë të qartë thuhet se gjatë periudhës së fushatës që nënkupton fushatën zyrtare të zgjedhjeve, subjekteve politike, mbështetësve ose kandidateve të tyre ju ndalohet bërja e fushatës zgjedhore. Në LZP nuk është përfshirë sanksionimi i fushatës para fillimit të fushatës zyrtare të zgjedhjeve e qe nënkupton se PZAP-i nuk mund të caktoj dënime lidhur me këto aktivitetet qe po bëjnë subjektet politike ne këtë kohë. PZAP-i, mund te caktoj dënime për veprimet e ndaluara sipas nenit 33. të LZP-se vetëm gjatë periudhës se fushatës zyrtare zgjedhore”, ka thënë ai. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 tetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar subjektet politike dhe kandidatë të cilët garojnë për deputetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...