Zbulohet mënyra se si Serbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Aktuale

Zbulohet mënyra se si Serbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran

Nga: M.H Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:53
Hashim Thaçi, Federica Mogherini, Aleksandar Vuçiq

Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili së voni vizitoi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

Juristi dhe analisti, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që duhet që të zgjidhet një kryeministër i ri i shtetit që të jetë i gatshëm për negociata dhe të pezullojë taksën. “Taksa kishte detyruar Haradinajn të jep dorëheqje se i bërë pengesë e jo zgjidhje e dialogut, pra kërkohet një kryeministër i ri i shtetit që ka kredibilitet, kreativitet, të gatshëm për zgjidhje , të gatshëm për negociata të vështira shpeshherë të pamundshëm. Pra dialogu duhet te rifillojë sa me parë kuptohet se kryeministri i shtetit duhet të pezullojë taksen menjëherë për të hapë rrugën për negociata dhe normalizim të relacioneve Kosovë-Serbi”, tha Burjani.

Më tej, tha që shteti i Serbisë nuk ka vullnet që të bëjë marrëveshje e aq më pak ta njoh Kosovën dhe se toka e Kosovës nuk duhet të jetë territor pazari për të tjerët. “Serbia nuk ka fare vullnet as minimal që të bëjë marrëveshje përfundimtare e lëre me të njohë Kosovën ,ky është thelbi i veprimit serb, Serbia nuk ka interesim për zgjidhje përfundimtare dhe nuk pres zgjidhje gjithëpërfshirëse është e komplikuar dhe Serbia pajtohet vetëm nëse ndan Kosovën, e Kosova është e qartë sovraniteti i shteti të Kosovës është i pandryshueshme. Territori i saj i njohur ndërkombëtarisht nuk mund të jetë e pazarit të ultë, pra është mjaftë e komplikuar, nuk e besojë se është lehtë që të ndodhë njohja nga Serbia, dhe atë quhet , miqtë tanë SHBA kuptohet dhe BE duhet të ushtrojnë trysni të madhe për të ndodhë kjo , përndryshe gjasat janë zero”, u shpreh Burjani.

Image
Blerim Burjani

Burjani, u shpreh që Serbia nuk do ta njoh Kosovën veç nëse e kushtëzojnë shtetet perëndimore, përndryshe nuk do të ketë njohje nga Serbia. “Veç nëse detyrohet Serbia të njohë Kosovën në të kundërtën mbetët kjo gjendje, shtetet perëndimore duhet të kushtëzojnë rreptësishtë Serbinë të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare. Duhet të kushtëzoj donacionet për Serbinë, duhet te kushtëzoj anëtarësimin në BE e shumë gjëra tjera përndryshe nuk besojë se ndonjëherë do të ndodhë njohja nga Serbia”, përfundoi, Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat