Kandidatja e VV-së sqarohet për djegien e flamurit të Kosovës

Aktuale

Kandidatja e VV-së sqarohet për djegien e flamurit të Kosovës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 15:32
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Mimoza Shala

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Mimoza Shala, është arsyetuar për djegien e flamurit të Kosovës para disa vite.

Ajo ka thënë se ka pasur protesta spontane kundër emblemave për shkak se janë parë si rezultat i korrupsionit.

“Gjatë këtyre manifestimeve mund të ketë pasur edhe protesta spontane kundër emblemash të ndryshme, që janë parë si derivate të korrupsionit. Qoftë nga ndërkombëtarë, nga Serbia, a nga shteti ynë i kapur. Kjo është mënyra e njohur e shprehjes së pakënaqësisë, prej SHBA-ve, e Skandinavisë, e gjerë në Australi. Unë për vete mundohem të kuptoj e të luftoj arsyet e pakënaqësive”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.

Një portal i afërt me PDK më paska damkosur dje se gjoja nuk e dashkam Kosoven, pse kam protestuar në mjedise kur janë djegur simbole të shtetit.

Unë e pranoj që kam manifestuar shpesh kundër kapjes së shtetit. Kundër kapjes nga ndërkombëtarë, kur na përcaktonin simbolet si indigjeneve dikur në Afrikë. Kundër kapjes nga Kisha Ortodokse Serbe, kur na teshin me demagogji. E kundër kapjes nga mafia jonë, që na le pa të ardhme.

Gjatë këtyre manifestimeve mund të ketë patur edhe protesta spontane kundër emblemash të ndryshme, që janë parë si derivate të korrupsionit. Qoftë nga ndërkombëtarë, nga Serbia, a nga shteti ynë i kapur. Kjo është mënyra e njohur e shprehjes së pakënaqësisë, prej SHBA-ve, e Skandinavisë, e gjer në Australi. Unë për vete mundohem të kuptoj e të luftoj arsyet e pakënaqësive.

Unë dua shtet, por jo çdo lloj shteti. Një shoqëri ku qytetarët duhet t’i sherbejnë shtetit quhet diktaturë. Demokraci quhet kur shteti u shërben qytetarëve. Nëse shteti cënon kundërligjshëm liritë e qytetarëve, është obligim moral i qytetarit që të shprehë pakënaqësi. Them se ky në fakt është vete thelbi i demokracisë.

Kundershtarët e mi mund të thonë se ky qëndrim më diskualifikon nga politika. Por mua vjen keq pse ata janë kaq analfabetë. Unë për vete them se mu ky qëndrim, e gatishmëria ime që të jetoj ashtu si mësoj, më bën të denjë për parlament.

Nga politika do diskualifikuar demagogët dhe mafiozët: ata qe kanë kapur shtetin tonë. Ky është qëndrimi im. Por fjalën e fundit le ta kenë bashkëqytetarët e mi. Këta do të vendosin se kë duan më fort në parlament. Dhe unë do t’i besoj verdiktit të tyre, por u premtoj një gjë. Unë do të mbetem vetvetja, pavarësisht se a do te ulem në parlament a jo.

Jam kjo që jam. Kështu jam gatuar, kështu di ta dua unë Kosovën. Pa hile, pa dredha, pa kompromise. Dhe s’e kam hiç ndërmend të ndryshoj për të tjerë.

#erdhidita

Lëvizja VETËVENDOSJE! 126

Mimoza Shala 53

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat