Vazhdon kacafytja: Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet ashpër Isa Mustafës

Aktuale

Vazhdon kacafytja: Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet ashpër Isa Mustafës

Nga: N.Sh Më: 18 shtator 2019 Në ora: 16:07
Daut Haradinaj

Pas reagimit kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës që i bëri Daut Haradinaj në lidhje me ndarjen e Kosovës, ka reaguar përsëri Dauti.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se ky është një reagim i nxituar i Mustafës, duket shtuar se ata që nuk e votuan Isa Mustafën mos t’i lejon që të këshillojnë atë.

“E pashë reagimin e nxituar të z.Isa Mustafa, unë kam pasë dhe kam etikë por si duket të kanë lajthitë ata që i mbanë afër vetës. Ata që nuk të votuan mos i lejo me të këshillu.

Unë asnjëherë nuk e shkeli kodin etik të Shqiptarit.

S’ka me u nda Kosova”, shkruan Haradianj në Facebook.

Ndryshe, sot gjatë ditës Isa Mustafa ka thënë se asnjëherë gjatë qeverisjes së tij nuk është biseduar për shkëmbim të territoreve.

Postimi plotë i Isa Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Në qeverisjen time nuk është biseduar as zyrtarisht dhe as jozyrtarisht për shkëmbim territoresh.

Ide të tilla asnjëherë nuk janë shtruar dhe nuk janë trajtuar. Në qoftë se dikush i ka pasur në kokë, unë nuk ia kam lexuar dhe as që do të dëshiroja t’ia lexoj.

E kuptoj frustrimin e para zgjedhjeve dhe logjikën për të spërkatur në të gjitha anët, por duhet të kemi një minimum etike dhe sinqeriteti. Kjo vlen edhe për z. Daut Haradinaj i cili dje deklaroi se ideja për ndryshim territoresh ka lindur në kohën e qeverisjes së Isa Mustafës. Minimumi që duhet të thoshte z. Haradnaj është një fakt i vetëm se kjo është përmendur dhe ka ndodhur gjatë qeverisjes time. Nuk mahitem me Dautin me etiketime si të shkretë apo të mjerë, sepse e përkujtoj se jam lider i partisë më të fuqishme në Kosovë, por e ftoj që garën ta zhvillojë në rrafshin e argumenteve. Mos të shërbehet me të pavërteta. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat