Arianit Koci godet Arben Vitinë? Mjek i mirë, por pacientët po e pësojnë shkaku i angazhimit në politikë

Aktuale

Arianit Koci godet Arben Vitinë? Mjek i mirë, por pacientët po e pësojnë shkaku i angazhimit në politikë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 17:54
Arben Vitia

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka bërë së fundi një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me një mjek që është futur në politikën e Kosovës.

Duke marrë parasysh që Arben Vitia ishte një ndër mjekët më të mirë të vendit dhe se është i vetmi që evokon për ndryshimet, për të cilat këshillon edhe Koci në fjalinë e fundit, mund të hamendësojmë që bëhet fjalë pikërisht për të.

Avokati thotë që “ndryshimet në shoqëri mund t’i bëjnë vetëm profesionistët joservilë dhe kredibilë, që nuk varen prej të ardhurave nga politika.”

Ai tërheq vërejtjen se angazhimi i mjekut në politik dhe dalja në terren me bashkëpartiakët po i dëmton pacientët.

Ky është statusi i plotë i z.Koci:

Një mjek i mirë – e çmoj shumë si profesionist, ka hyrë në njërën prej partive.
Disa ditë me rend, po del në terren me bashkëpartiakët.
Pacientët, domosdoshmërisht pësojnë.

Nuk e kuptoj pse profesionistët e vërtetë duhet të aderojnë në parti?

Në fund, e humbim një mjek kulminant, dhe e fitojmë një politikan mediokër, i cili dashti apo nuk dashti bëhet servil i kryetarit të partisë.

Sidoqoftë, ndryshimet në shoqëri mund t’i bëjnë vetëm profesionistët joservil dhe kredibil, që nuk varën prej të ardhurave nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat