Artan Sallauka me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave - Bota Sot
Artan Sallauka me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave

Aktuale

Artan Sallauka me projekt për ta futur Kosovën në UNESCO, synohet punësimi i 2 mijë personave

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 19:49
Artan Sallauka

Artan Sallauka është kosovari me vendqëndrim në Zvicër, i cili ka tri vite që merret me një projekt me anë të të cilit Kosova ka gjasa të mëdha të pranohet në UNESCO-s.

Zyrtarët evropianë me baza në UNESCO, me të cilët Sallauka ka raporte mjaft të mira, janë në mbështetje të këtij projekti i cili parasheh investime në zona rurale. Po ashtu ky projekt, parasheh së paku 2 mijë vende pune.

“Man and Biospher” është projekt në kuadër të UNESCO-s të cilin Artan Sallauka nga fshati Budakovë e Suharekës me vendqëndrim në Zvicër, e ka menduar t’a implementoj. Sallauka ka 3 vite që merret me këtë projekt ndërsa parashihet që të investohet në Zona Rurale të Kosovës, e me anë të kësaj Kosova mund ta marr pëlqimin e UNESCO-s.

“Pjesa lartë e Restelicës ka karakteristika shumë të mëdha të xeheve. Aty me profesorët gjermanë kemi marrë prova të dheut dhe të xeheve që gjenden në një sipërfaqe shumë të afërt të tokës dhe nuk ka nevojë për gjurmime të mëdha. Aty ka interes shumë të madh nga një universitet gjerman që të hap një degë universitare për studimin e të gjitha këtyre pasurive që Kosova përkatësisht parku i bjeshkëve të Sharrit i posedon”, thotë për RTV Dukagjinin, Artan Sallauka.

Sallauka përgjatë këtyre tri viteve ka adresuar këtë projekt tek institucionet përkatëse, mirëpo ndonëse e kishin mirëpritur këta të fundit, nuk kanë bërë ndonjë hap konkret drejt realizimit të tij. Sallauka thotë se miqtë e tij zyrtarë evropian, të cilët janë me baza në UNESCO janë dukë pritur për këtë.

“Gjithmonë kemi marrë përgjigje pozitive. Kjo ka qenë për ne shtytje emocionale. Por, ndonjë lëvizja strategjike nga ana e Kosovës nuk ka pasur. Kjo ka qenë pak dëshpëruese por ne shqiptarët jemi motivues dhe unë kam arritur të mbajë partnerët tonë evropian në atë nivel që të mos e humbim projektin. Projekti duhet të vazhdojë”, tha më tej Artan Sallauka.

Ky projekt parasheh që të punësoj rreth 2 mijë persona. Ndërsa sipas Sallaukës sekretari i shtetit gjerman ka angazhuar një zyrtar për të qëndruar në kontakt me zyrtarë në Kosovë tash e një vit.

E për këtë projekt të parashtruar RTV Dukagjini ka kontaktuar Ministrinë e Mjedisit, mirëpo këta të fundit nuk pranuan të përgjigjen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...