Behgjet Pacolli paralajmëron fundin e Agim Bahtirit: Do t'i shuhet karriera - Bota Sot
Behgjet Pacolli paralajmëron fundin e Agim Bahtirit: Do t'i shuhet karriera

Aktuale

Behgjet Pacolli paralajmëron fundin e Agim Bahtirit: Do t'i shuhet karriera

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:21
Behgjet Pacolli dhe Agim Bahtiri

Edhe në qytetin e Mitrovicës, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me qytetarët e kësaj komune, ku i pari i partisë, Behgjet Pacolli prezantoi programin e AKR-së, progam ky që në fokus ka rininë e Kosovës.

Më tej lideri i partisë Behgjet Pacolli  tha se AKR-ja është e fortë dhe do të forcohet edhe më shumë në Mitrovicë.

“AKR do të dalë faqebardhë këtu në Mitrovicë, kush ka shkuar prej AKR-së, ka shkuar përgjithmonë dhe nuk ka kthim mbrapa, pra kush ka shkuar nga AKR-ja, do t’i shuhet karriera politike”, tha Pacolli.

Ai po ashtu tha se arsyeja pse është këtu në Kosovë është rinia, dhe ai beson që shpejtë do të vie momenti ku ata do ta marrin timonin dhe do ta shtyjë Kosovën përpara.

Presidenti Pacolli tha po ashtu se AKR është parti liberale që  vlerat e saj i bazon tek vlera e punës, rezultati i punës, në qeverisje të sinqertë e të pastër.

Kordinatori i AKR-së në Mirovicë, Nysret Qubreli, duke folur për AKR-në dhe presidentin Pacolli tha se Mitrovica është me AKR-në dhe do të jetë çdo herë në përkrahje të programit zhvillimor të saj.

Në fund të takimit u bë edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë  nga radhet e Aleancës Kosova e Re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...