Anton Quni: Çdo gjë që ndodhë në veri është skenar i përgatitur nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Anton Quni: Çdo gjë që ndodhë në veri është skenar i përgatitur nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 21:31
Anton Quni

Anton Quni nga LDK, ka thënë se pamjet e aksionit të Njësisë Speciale në veri muaj më parë kur cak ishte një grup kontrabandues ka bërë krenar secilin në Kosovë.

Por sipas pas atij aksioni fshihet diçka tjetër.

“Është goditur një zinxhir i një grupi kriminal që janë marrë me treg të zi. Kjo ka qenë e ditur vite me ardhë. Kanë mundur të jenë të goditur në çdo moment. Edhe nesër mund të zhvillohet një operacion i tillë sepse këto aktivitete vazhdojnë”.

“Në atë kohë trajtohej një çështje senzitive, rreth skandaleve të personaliteteve të larta shtetërore  me favoret që kanë bërë për disa personalitet dhe kompani. Këtu është përfolur edhe emri i Kryeparlamentarit”, ka thënë Quni, njofton Klan Kosova.

“I tërë ai skandal është mbuluar me një aksion të karakterin të tillë. Është zhvendosur vëmendja e qytetarëve te aksioni i policisë. Çdo gjë që ndodhë në veri është kryekëput një skenar i parapërgatitur mes  autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë”.

Ai ka përmendur këtu rastin e ndalimit të hyrjes së trenit me mbishkrime nacionaliste serbe, arrestimi i Marko Gjuriq dhe aksioni kundër kontrabandës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat