Markoviq takon ambasadorin Hysaj: Mbështesim Kosovën në rrugën e integrimeve

Aktuale

Markoviq takon ambasadorin Hysaj: Mbështesim Kosovën në rrugën e integrimeve

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:04
Dushko Markoviq, Ylber Hysaj

Kreu i Qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Republikës së Kosovës në Podgoricë, Ylber Hysajn.

Kryeministri malazias ka thënë se shteti i tij mbështet Kosovën në rrugën drejt integrimit ne Bashkim Evropian dhe në perspektivën euro-Atlantike.

“Kryeministri ka nënvizuar se është e rëndësishme që Kosova të ketë një perspektivë të qartë Evropiane dhe Euro-Atlantike, dhe se Mali i Zi do ta mbështes në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën për media të qeveris së Malit të Zi.

Përveç ambasadorit të Kosovës, Markoviq është takuar edhe me ambasadorin e Bosnje e Hercegovinës, Branimi Jukiq.

Markoviq të njëjtën mbështetje ka dhënë edhe për Bosnje e Hercegovinën.

Ndërkohë kanë biseduar edhe për rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës mes dy shteteve gjë që sipas tij do të ndikonte për lidhje mes shteteve dhe zhvillim më të shpejt të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat