Latifi: Veseli e ka mbrojtur Haradinajn nga presioni ndërkombëtar për rrëzimin e Qeverisë për shkak të tarifës

Aktuale

Latifi: Veseli e ka mbrojtur Haradinajn nga presioni ndërkombëtar për rrëzimin e Qeverisë për shkak të tarifës

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:06
Blerim Latifi

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës Blerim Latifi tha se Kadri Veseli ka qenë i vetmi që e ka mbrojtur Ramush Haradinajn nga presioni ndërkombëtar për rrëzimin e qeverisë për shkak të taksës.

Latifi duke iu kundërpërgjigur Dardan Molliqajt nga PSD tha se vendosja e taksës edhe kërkesa për pezullimin e saj kanë qenë kërkesa nga Washingtoni.

“Haradinaj ka pas presion, është e vërtetë. I vetmi lider politik brenda dhe jashtë Kosovës i cili e ka mbrojtë Haradinajn ka qenë zotëri Veseli. Qëndrimi i Veselit ka qenë se Qeveria e Kosovës, kurrë, ama bash kurrë s’do të rrëzohet për shkak të taksës apo  për shkak të raportit me Serbinë. Kjo ka qenë definitive. Faktori ndërkombëtar është term abstrakt. Kemi direkt me involvimin e Uashingtonit. Duhet ta themi haptas para qyetarëve, edhe vendosja e taksës edhe kërkesa për pezullimin e saj kanë qenë kërkesa nga Washingtoni”, tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat