Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt ka një thirrje për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt ka një thirrje për zgjedhjet e 6 tetorit

Nga: N.H Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:39
Saim Tahiraj

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj ka një propozim se kënd duhet votuar për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai thotë se Shkëndije Lokaj meriton të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

Ja shkrimi i tij:

Votuesit e Kosovës dhe ata të Deçanit e kanë mundësinë që në këto zgjedhje të zgjedhin personalitete meritore, por edhe figura të reja të cilat janë pjesë e shansit për ndryshim.

Një nga këto figura të reja është edhe Dr. Shkëndije Lokaj, specialiste e biokimisë, ajo është një zonjë e respektuar dhe e dalluar në profesionin e vet. Ajo është një nënë e respektuar, që ka ndërtuar modelin familjar për ta bartë edhe në politikë. Ajo është një zonjë e gatshme për të marrë përsipër përgjegjësi politike, për t’ju përfaqësuar juve qytetarë të nderuar në mënyrën më të mirë, për të ndihmuar ndryshimin e rrjedhave në Kosovë, për t’i dhënë fund keqqeverisjes nga partitë e zhytura në krim dhe në korrupsion. LDK-ja, ofron një listë të pasur me kandidat, por Shkëndija është në mesin a tyre zonjave më meritore për të na përfaqësuar në të ardhmen, dhe për t’iu bashkuar grupit përparimtar e reformator, të prirë nga Dr.Vjosa Osmani, që besojmë se do të jetë kryeministrja e ardhshme e Kosovës.

Kush është Shkëndije Lokaj

Dr. Shkëndije Lokaj – Kandidate për Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Dr. Shkëndije Tahiraj – Lokaj, e lindur më 08.06.1977 në Gjakovë, është Mjeke – Specialiste e Biokimisë Klinike.

Shkollimin fillor e kreu në Shkollën Fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deҫan.

Shkollën e mesme, e përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deҫan ku edhe e mori titullin e nxënëses më të mirë të gjeneratës së maturantëve ‘96

Ka regjistruar Fakultetin e Mjekësisë, drejtimi- Mjekësi e Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës në vitin 1996.

Po në vitin  ̍96, ka fituar bursën nga Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Deҫan.

Është fituese e bursës si studente e dalluar nga Komuna e Deҫanit.

Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i ka mbaruar në vitin 2004 duke fituar titullin – Doktor i Mjekësisë.

Specializimin nga Biokimia Klinike e ka përfunduar në mars të vitit 2012 dhe ka marrë titullin – Mjeke Specialiste nga lëmia e Biokimisë Klinike.

Gjatë kohës së Specializimit është përzgjedhur nga Katedra e Biokimisë dhe është angazhuar si Asistente në mbajtjen e ushtrimeve nga lënda e Biokimisë, studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Prej më se 7 vitesh punon si Specialiste e Biokimisë Klinike.

Ka marrë pjesë aktive me prezantime të punimeve në Konferenca, Kongrese, Simpoziume e Seminare profesionale brenda dhe jashtë vendit.

Ka qenë e angazhuar si Mjeke Hospitante në Klinikum-Ëestfalen-GMBH-Knappschaftskrankenhaus Lütgendortmund-Germany.

I njeh disa gjuhë të huaja.

Origjinë familjare arsimdashëse ku shkrihen aq natyrshëm tradita e së djeshmes me modernen e së sotmes urbane.

Është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Jeton në Prishtinë-Ulpianë.

Në listën zgjedhore të kandidatëve për deputetë të LDK – së garon me Nr. 96.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat