Kadaj Bujupi: Haradinaj është vet ish-luftëtar, s’ka më tallje me veteranët

Aktuale

Kadaj Bujupi: Haradinaj është vet ish-luftëtar, s’ka më tallje me veteranët

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 22:41
Donika Kadaj – Bujupi

Donika Kadaj – Bujupi, kandidate për deputete në radhët e AAK-së, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook është shprehur të jetë e nderuar me pritjen që iu bë nga ish-luftëtarët e UÇk-së, në organizimin e komandant Luanit të cilët mbështesin projektin 100 përqind shtet.

Ky është postimi i saj i plotë:

Komandant Luani sot i mblodhi shokët e tij të luftës, veteranët e sotshëm, për t’i dhënë përkrahje projektit 100% shtet. E nderuar që u prita dhe pata rastin të bashkëbisedojë me shumë ish-luftëtarë të kësaj ane.

Veteranët janë ata që na e kthejnë kujtesën te e kaluara, te ditët e sakrificës për liri, te lufta e fituar. Pa sakrificën e tyre, nuk do të ishim këtu ku jemi. E vërtetë, veteranët meritojnë trajtim më të mirë. Deri në ardhjen e Qeverisë Haradinaj, veteranët shpesh janë përdorur për qëllime politike, është bërë lojë me ta, sa andej e sa këndej. Kjo gjë ka nisur të ndryshojë dhe do të ndryshojë edhe më shumë.

Trajtimi me respekt institucional do të vazhdojë edhe në të ardhmen me Qeverinë e re Haradinaj. Sepse edhe Ramushi është veteran, është pjesë e sakrificës, ka parë atë që kanë parë të gjithë veteranët. Ka qenë me ta dhe njëri prej tyre. Dhe rruga e tij e re në Qeveri nuk mund të vazhdojë pa veteranët dhe pa mbështetjen e tyre.

100% Kosovë është edhe projekt i veteranëve të luftës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat