Makolli: Mospastrimi i listave të votueseve lë hapësirë dhe mundësi për manipulim të votave

Aktuale

Makolli: Mospastrimi i listave të votueseve lë hapësirë dhe mundësi për manipulim të votave

Nga: A.SH Më: 18 shtator 2019 Në ora: 23:11
Vesel Makolli

Vesel Makolli nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, ka thënë se mospatrimi i listave nga ana e partive politike lë hapësirë për manipulimin e votave.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, shpresojmë që mos të ketë asnjë incident si dhe mos të ketë manipulime, bazuar në vetë ndërgjegjësimin e klasës tonë politike si dhe vëzhgimin që do ta bëjnë vëzhguesit ndërkombëtar.

Postimi në Facebook:

Mos pastrimi i listave të votueseve lë hapësirë dhe mundësi për manipulim të votave
Ka ekzistuar një marrëveshje e nënshkruar para shumë viteve nga partitë tona politike për reforma në sistemin zgjedhor, si dhe për pastrimin e listave të votueseve, por në këtë drejtim nuk është bërë asgjë. Mos pastrimi i listave të votueseve lënë hapësirë dhe mundësi për manipulim të votave.
Shpresojmë që mos të ketë asnjë incident si dhe mos të ketë manipulime, bazuar në vetë ndërgjegjësimin e klasës tonë politike si dhe vëzhgimin që do ta bëjnë vëzhguesit ndërkombëtar. Duhet të respektojmë verdiktin e popullit si dhe me sjelljet dhe veprimet tona gjatë procesit zgjedhor, ti tregojmë botës se jemi popull liridashës dhe demokratike.
Këto zgjedhje duhet definitivisht ti hapin rrugë integrimit të vendit tonë në të gjitha organizmat relevante ndërkombëtare, si dhe liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në BE në një afat sa ma të shkurtër kohore.Kjo bëhet duke votuar për njerëz të pa korruptuar, që mendojnë dhe veprojnë në mënyrë të kulturuar, civilizuese dhe pro perëndimore, aty ku e kemi pas vendin gjithmonë historikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat