Shala: Vetëm nëse bëhemi bashkë për shtetin, do të kemi zhvillimin që meritojmë

Aktuale

Shala: Vetëm nëse bëhemi bashkë për shtetin, do të kemi zhvillimin që meritojmë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 00:17
Endrit Shala

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i cili në zgjedhjet 6 tetorit garon për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR është shprehur i befasuar me pritjen e bërë nga takimi me qytetarë në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Shala, theksoi se programi qeverisës i Nismës Socialdemokrate që u prezantua nga kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, u jep zë të gjithë qytetarëve.

“Vetëm nëse bëhemi bashkë për shtetin, do të kemi zhvillimin që meritojmë”, ka deklaruar Shala, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Mitrovica dhe Vushtrria na befasuan sonte me entuziazmin që na dhanë.

Programi qeverisës i Nismës Socialdemokrate që u prezantua nga kandidati për kryeministër Fatmir Limaj, u jep zë të gjithë qytetarëve, andaj jemi falendërues për besimin që po na e jepni kudo.

Vetëm nëse bëhemi bashkë për shtetin, do të kemi zhvillimin që meritojmë

E.SH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat