Mimoza Kusari: Vjosën e duartrokas, por ndryshimi vjen me VV-në

Aktuale

Mimoza Kusari: Vjosën e duartrokas, por ndryshimi vjen me VV-në

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 00:51
Mimoza Kusari-Lila

Kandidatja për deputete nga lista e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se LDK-ja ka bërë një hap të mirë në politikë me nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre dhe se me të ka mendime të përafërta.

“Me LDK e kemi pasë marrëveshjen e koalicionit në vitin 2017. Unë me Vjosën kemi mendime të afërta dhe kemi pasë bashkëpunime në tema të caktuara. Unë prapë mendoj se është hap i guximshëm dhe pozitiv i LDK-së, një prej partive më të vjetra dhe serioze që e nominon një grua”.

“Në veçanti i kam duartrokit përpjekjes së Vjosës gjithë këto vite që e ka pasë edhe me lidershipin e partisë edhe me ngritjen e saj në kuadër të subjektit që ka arritur t’i kapërcejë të gjitha dhe të jenë bashkë dhe të dalin përpara me një grua”.

“Kjo ka qenë deri në pikën e nominimit, por për të vazhduar më tutje, tash flasim për një organizatë që nuk ka të bëj vetëm me kandidatin për kryeministër, por ka të bëjë me shanset për të qeverisur me vendin, jo domosdoshmërisht vetëm me kandidatin”.

“Vjosën e duartrokas dhe mendoj që gara është më kualitative me Vjosën dhe Albinin. S’po komentoj për tre të tjerët. Kemi dy kandidaturat më serioze dhe më kredibile”.

Por mes këtyre dy kandidatëve, Kusari-Lila zgjedh ndryshimin.

“Për me pasë një rezultat ndryshe në Kosovë ka ardhur dita me të vërtetë me Lëvizjen Vetëvendosje me qeveris me vendin. Kjo është arsyeja që jemi në listë dhe në asnjë formë pse jemi kandidatë nga një subjekt tjetër nuk kemi pasë kushte të pozitave apo teka që mund të sjellin pakënqasi për të mos arritur një marrëveshje”.

“Ajo çka besoj është se të gjithë janë duke pritur ndryshim, Vjosa është kandidate e LDK-së, e cila natyrisht e ka treguar një seriozitet në këtë pjesë sa ishte në opozitë, por prapë ka një bagazh të gjatë të një qeverisje dhe po vjen si një domosdoshmëri për ndryshim”.

Ajo në Analiza Zgjedhore tha se pas zgjedhjeve duhet të ketë një koalicion dhe ata që mbesin në opozitë të shohin një qeverisje tjetër me standard tjetër.

“Gara e LDK-së dhe VV-së është serioze, do të duhej të kishte shumë më shumë përpjekje që këto të dyja ta shohin si partner njëra-tjetrën pas zgjedhjeve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat