Memli Krasniqi e krahason Glauk Konjufcën me Aleksandër Vuçiqin

Aktuale

Memli Krasniqi e krahason Glauk Konjufcën me Aleksandër Vuçiqin

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 08:25
Memli Krasniqi, Galuk Konjufca

Ish-shefat e grupeve parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht PDK-së, Glauk Konjufca dhe Memli Krasniqi janë përplasur me akuza e kundërakuza të rënda shkruan Gazeta Express.

Kranisiqi mbrëmë në Rubikon e akuzoi Konjufcën dhe Vetëvendosjen se janë tabloid si të Aleksandër Vuçiqit.

“Ju Vetëvendosja jeni tabloid e ti je kryeredaktori i tabloidave si të Aleksandër Vuçiqit, ti e ke një mënyrë aq të poshtër me u shërby me llafe të shehrit e me i shitë si të vërteta, unë nuk të lo”, tha Krasniqi.

Teksa Konjufca i tha se skandalet e PDK-së dhe të Kadri Veselit janë më të mëdhatë, Krasniqi i tha që të mos e përmend Kadri Veselin, por t’i thotë vetëm Kryeministër.

“Kadri Veselin mos e përmend më, u kry puna e tij prej sot thuaj Kryeministër ose me 6 tetor”, i tha Krasniqi.

Memli Krasniqi i tha Konjufcës që të flas për Albin Kurtin i cili e ka djegur Kuvendin.

“Fol për Albin Kurtin për piromanin e Kosovës, për njeriun që e ka kallë Qeverinë dhe Kuvendin”, tha ai.

Kurse Konjufca ia ktheu se Albin Kurtin e njeh populli i Kosovës.

“Albin Kurtin e njeh populli i Kosovës, kurse Kadri Veseli është njeri i nëntokës”, i ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat