800 serbë kthehen në Kosovë

Aktuale

800 serbë kthehen në Kosovë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 08:37
Ilustrim

Nëpërmes projektit “RR4”, që e ka financuar BE-ja dhe Ministria për Kthim dhe Komunitete, në vendbanimet me serbë të komunës së Istogut janë kthyer 800 serbë, ndërsa serbët e Cerkolezit nuk kanë lëvizur fare nga fshati. Serbia ka financuar ndërtimin e një komore tharëse me kapacitet 800 kilogramësh për 24 orë në fshatin më të madh serb, Osojan.

Istog. Kthimi i serbëve në komunën e Istogut po vazhdon, megjithëse në komunën paralele të Istogut, që funksionon në Osojan, janë shprehur të pakënaqur me numrin e serbëve të kthyer. Për të ndihmuar kthimin Qeveria e Serbisë ka vazhduar të financojë projekte të ndryshme për serbët në pjesë të ndryshme të Kosovës nëpërmes Zyrës serbe.

Një projekt, që ka koston prej rreth 60 mijë eurosh, është realizuar në fshatin më të madh serb në komunën e Istogut – Osojan, ndërkohë që në këtë fshat të banuar ekskluzivisht me serbë funksionojnë edhe të gjitha institucionet e shtetit të Serbisë. Në fakt, në Osojan funksionon me të gjitha organet e veta komuna serbe e Istogut, ndërsa kryetar paralel është Malisha Gjuriq nga Osojani. Një komorë tharëse për nevojat e familjeve serbe të kthyera në territorin e komunës së Istogut ishte të mërkurën në Osojan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat