Studentja e zhgënjyer me Kosovën – E ka notën mesatare 10.0 por Fakulteti i Mjekësisë nuk e përzgjedh asistente - Bota Sot
Studentja e zhgënjyer me Kosovën – E ka notën mesatare 10.0 por Fakulteti i Mjekësisë nuk e përzgjedh asistente

Aktuale

Studentja e zhgënjyer me Kosovën – E ka notën mesatare 10.0 por Fakulteti i Mjekësisë nuk e përzgjedh asistente

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 09:01
Foto

Shqipdona Lahu nga Podujeva e cila ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme, me notën mesatare 10.0 nuk po arrin të zgjedhet asistente në këtë fakultet.

E zhgënjer me vendimin e Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë, ajo thotë se tani është vërtetuar se në Kosovë është kriminalizuar gjithçka.

“Se është kriminalizuar gjithçka në Kosovë u vërtetua edhe me vendimin e këshillit të FM për angazhimin e personelit akademik, me ç’rast unë si studentja me sukesin më të lartë në studime, prej ekzistimit të këtij fakulteti, nuk zgjedhem asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kam konkuruar, edhe pse isha e vetmja me notën maksimale(10.0)”, ka deklaruar ajo.

Lahu, po ashtu në regimin e saj e ka quajtur turp mos përzgjedhjen e saj për pozitën e asistentës, si kandidate me nota maksimale.

“Për shembull, në lëndën e Anatomisë angazhohen dy kandidatë, ku asnjëri nga ta, në dy provimet e kësaj katedre (Anatomi 1 dhe Anatomi 2) nuk ka
notë më të lartë se nota 8. Vallë si do ia dalin këta me studentët?!
Është turp të anashkalohen kandidatët që në këto dy provime kanë nota maksimale!

Kjo tregon se edhe këtu ka nevojë për një task-forcë për luftimin e korrupsionit, klientelizmit, krimit të organizuar dhe anomalive tjera.

Më poshtë e gjeni reagimin e saj të plotë:

VENDIM I TURPSHËM I KËSHILLIT të Fakultetit të Mjekësisë!!

Se është kriminalizuar gjithçka në Kosovë u vërtetua edhe me vendimin e këshillit të FM për angazhimin e personelit akademik, me ç’rast unë si studentja me sukesin më të lartë në studime, prej ekzistimit të këtij fakulteti, nuk zgjedhem asistente në asnjërën prej tri lëndëve ku kam konkuruar, edhe pse isha e vetmja me notën maksimale(10.0).

Për shembull, në lëndën e Anatomisë angazhohen dy kandidatë, ku asnjëri nga ta, në dy provimet e kësaj katedre (Anatomi 1 dhe Anatomi 2) nuk ka
notë më të lartë se nota 8. Vallë si do ia dalin këta me studentët?!
Është turp të anashkalohen kandidatët që në këto dy provime kanë nota maksimale!

Kjo tregon se edhe këtu ka nevojë për një task-forcë për luftimin e korrupsionit, klientelizmit, krimit të organizuar dhe anomalive tjera.
Për më tepër, kjo tregon më së miri nivelin në të cilin është katandisur arsimi në tërësi, e veçanërisht ai universitar, andaj nuk ishte e rastësishme gjetja e ORCA- s në të cilën potencohet se 72% e profesorëve të UP-së, nuk i arsyetojne thirrjet e tyre akademike, e 45% prej tyre s’kane asnjë punim shkencor të publikuar në revista të mirëfillta shkencore.
Deklarimi i Albin Kurtit se për të rregulluar gjendjen në arsim duhen dy mandate është më tepër se i saktë, është profetik.

Nuk dua ta kuptoni këtë brengë si problem timin, ngase ai më së paku është imi.

Kjo ishte mundësia e fundit dhe fjala që i kisha dhënë babait dhe familjes për qëndrim në Kosovë, ngase Universiteti Teknik i Mynihut më ka ndarë doktoraturën, me të përfunduar studimet.

Unë jam fitimtare, ju vuani që nuk jeni si unë!

Të gjithë ju, që në mënyrë direkte keni gisht në këto përzgjedhje, turpi u mbuloftë!

Po nuk gjetët ilaç në Kosovë kur të sëmureni,
sepse vet po i largoni kuadrot, mua do më gjeni në Mynih; e unë do kujdesem për ju aq mirë, sa ndërgjegja t’u mundojë tërë jetën.

P.S Nga ky shkrim imi nuk duhet të ndihen të prekur profesorët e vërtetë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...