I tha Elez Blakajt hajn i pulave, ndërsa sot Haradinaj thotë se askush nuk guxon të fyej prokurorët

Aktuale

I tha Elez Blakajt hajn i pulave, ndërsa sot Haradinaj thotë se askush nuk guxon të fyej prokurorët

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 11:43
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, njëherit kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK – PSD, Ramush Haradinaj, ka thënë se askush nga politika nuk ka të drejtë të fyej apo sulmojë ushtarin aktiv, policin në detyrë, prokurorin dhe gjyqtarin në funksionet e tyre.

Sipas tij mbështetja ndaj tyre është obligim moral, ligjor e kombëtar i secilit prej nesh.

Ai premtoi buxhet shtesë për rritjen e sigurisë së qytetarëve.

“Deri në 2 % të BPV për mbrojtje të atdheut, +2000 policë shtesë për sigurinë në rrugë e lagjet tona, +100 prokurorë në betejën kundër krimit, +100 gjyqtarë shtesë në ndarjen e drejtësisë dhe zgjidhjen e lëndëve të panumërta që presin në radhë. Ky është zotimi im. Ja kemi borxh Kosovës, t’i mbështesim ata që ruajnë dhe mbrojnë qytetarin e shtetin”, u zotua Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat