Muja: Kandidatët për kryeministër, nuk merren me çështje që preukopojnë qytetarët

Aktuale

Muja: Kandidatët për kryeministër, nuk merren me çështje që preukopojnë qytetarët

Nga: V.R Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:10
Armend Muja

Publicisti Armend Muja në një prononcim për “Bota sot” konsideron se Vetëvendosje dhe AAK-ja kanë liderë me popullaritet përtej kapacitetit absorbues të subjekteve politike të tyre. Nga ana tjetër, sic tha ai, Kadri Veseli dhe Vjosa Osmani ende janë në përpjekje për të kthyer elektoratin e mëhershëm.

Përtej kësaj, Muja, tha se akoma nuk kemi parë nga asnjë liderë që trajton sfidat kryesore të shoqërisë: ikjen e të rinjëve dhe papunësinë.

“Fushata e kandidatëve në tri raste ka filluar muaj më parë, përjashtim LDK-ja që ka nominuar kandidate të re. Vetëvendosje dhe AAK kanë liderë me popullaritet përtej kapacitet absorbues të subjekteve politike të tyre. Kadri Veseli dhe Vjosa Osmani ende janë në përpjekje për të kthyer elektoratin e mëhershëm. Ende nuk kemi parë gjë nga premtimet e liderëve në mënyrën e trajtimit të sfidave kryesore shoqërore: ikja e të rinjëve, papunësia. Gara vazhdon të jetë tejet e ngushtë dhe mund të përfundojmë në garën më të ngushtë në historinë politike të Kosovës që involvon më shumë se 2 blloqe politike”, tha Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat