Frashër Demaj: PDK gjithqysh në opozitë

Aktuale

Frashër Demaj: PDK gjithqysh në opozitë

Nga: V.R Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:25
Frashër Demaj

Historiani, njëherit dhe kandidati për LDK, Frashër Demaj, në një postim në rrjetin social, është deklaruara se qëndrimi i gjatë në pushtet dhe instalimi i një kaste “parapolitike” në institucionet shtetërore në Kosovë, ka shërbyer për krijimin e një oligarkie politike dhe kapjes së shtetit nga një strukturë mafioze e lidhur ngushtë me PDK-në.

Për rrjedhoj, PDK-ja duhet që të shkoj në opozitë, kjo është e domosdoshme.

Postimi plotë:

PDK NË OPOZITË!

Qëndrimi i gjatë në pushtet dhe instalimi i një kaste “parapolitike” në institucionet shtetërore në Kosovë i ka sherbyer krijimit të një oligarkie politike dhe kapjes së shtetit nga një strukturë mafioze e lidhur ngushtë me PDK-në. Andaj për t’u shthurur ky sistem korruptiv, mafioz dhe kriminal duhet që PDK pas 6 tetorit, me votë popullore të dërgohet në opozitë. Në të kundërtën “kapja dhe çkapja” do të mbesin gjatë në fjalorin politik dhe qytetar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat