Ish-ambasadori amerikan per diplomacine e qete te zgjidhjes se çeshtjes se kosoves

Aktuale

Ish-ambasadori amerikan per diplomacine e qete te zgjidhjes se çeshtjes se kosoves

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 13:17
Kosova

Dikur ambasadori amerikan i ShBA-ve në Serbi dhe kryetar i Institutit "Lindje-Perëndim" Kameron Manter pajtohet me idenë që në dialog të kyçen më shumë akterë.

"Në fillim të vitit që vjen do ketë më shumë mundësi, me ekip të ri në Bruksle dhe Kosovë, qeveria serbe dhe opozita që të gjithë të marrin pjesë” ka thënë Manter, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Do doja që qeveria e re e Kosovës që problemin e taksës ta zgjedhe “nën radar”, ndërsa problemi që përmendin shqiptarët që serbët të ndalojnë de legjitimimin e shteteve që pranuan Kosovën, duke shtuar se beson në diplomacinë e qetë.

Manter tha se do takohet me Vuçiqin, duam që të hulumtojmë mënyra si të tejkalohet kjo situatë, ShBA tashmë ka caktuar të dërguarin special Palmer dhe ka ndjenjë politike se gjërat duhet të lëvizin.

Ai tha se pajtohet me dinë që në dialog të kyçen sa më shumë njerëz, duke paralajmëruar mundësinë e takimit në Berlin.

"Të jemi të sinqertë, situata është e pazgjidhshme. Kur thoni kush merr pjesë duhet kuptojmë- kush nga Prishtina? Ata kanë zgjedhjet në tetor dhe nuk dihet kush do marr pjesë nga Prishtina në dialog, po ashtu BE do bëjë tranzicionin dhe nëse do ketë të dërguar special... Kemi ekip të ri në Uashington, i dërguari Palmer, nuk është me rëndësi sa veta marrin pjesë, por nevojitet kohë për këtë ", tha ai.

Lidhur me mundësinë e kyçjes së Rusisë bazuar në deklaratën e ambasadorit rus Harçenko se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet pa Rusinë, Manter tha se "eksperti si Harçenko do të mund të ndihmoj dhe është e kuptueshme të pritet kjo ", tha ish-ambasadori.

“Unë mbetem optimist ndonëse jam i zhgënjyer se nuk ka përparim, por optimist jam se ka bazë dhe për këtë do bisedoj me Vuçiqin", shtoi ai duke shtuar se dua të falënderoj Vuçiqin se është politikan fleksibil, ku potencon faktin se ardhmëria e Serbisë duhet të jetë shteti demokratik me perspektiv dhe fqinjësi të mirë, unë besoj se kjo është e mundshme dhe në atë beson edhe ai si anëtar i BE-së ", tha Manter.

Ai tha se “Si diplomat amerikan unë mbështes mendimin që Serbia të pranoj Kosovën dhe Kosova dhe Serbia së bashku të punojnë dhe zgjidhin problemet e tyre ", tha Manter.

Do doja që qeveria e ardhshme në Kosovë të jetë e vullnetshme që të shtrij dorën palës serbe dhe çështja e taksës të zgjidhet nga të dy palë, ndoshta jo publikisht por me vullnet “nën radar” dhe që serbët të ndalojnë fushatën për de legjitimimin e njohjes së Kosovës.

Ai mendon se ka shumë vend për lëshime, por duhet punuar në to ashtu që mos të poshtërohet pala tjetër.

"Disa biseda pa shumë vëmendje mund të sjellin heqje dorë nga qëndrime ekstreme, që shqiptarët të heqin taksën, po ka  gjëra që edhe serbët duhet të bëjnë. Për këtë shërben diplomacia e qetë, jam i bindur se Qeveria e Serbisë do ketë sukses në këtë ".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat