Jep lajmin për vdekjen e koleges së saj, moderatorja e lajmeve në RTK nuk i mban dot lotët

Aktuale

Jep lajmin për vdekjen e koleges së saj, moderatorja e lajmeve në RTK nuk i mban dot lotët

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:17
Edona Musa dhe Ardita Sylejmani

Gjatë ditës së sotme, në moshën 33 vjeçare ka vdekur gazetarja e njohur e RTK-së, Ardita Sylejmani.

Mësohet se  gazetarja Sylejmani, ka vdekur në kryeqytetin hungarez, Budapest, dhe se vdekja ka ndodhur gjatë procesit të lindjes.

Për vdekjen e Arditës ka reaguar edhe  komuniteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Po pa dyshimin se lajmin më së rëndi e kanë pranuar ata që për vite kanë punuar drejtpërdsëdrejti me Arditën. Moderatorja e RTK-së, Edona Musa nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj.

Shikoni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat