Loshi: Në situatën në të cilën ndodhemi, fitorja e Albin Kurtit është e nevojshme

Aktuale

Loshi: Në situatën në të cilën ndodhemi, fitorja e Albin Kurtit është e nevojshme

Nga: V.R Më: 19 shtator 2019 Në ora: 16:31

Publicisti dhe njohëi i rrethanave politike, Liri Loshi, në një postim publik ka sqaruar arsyet se përse Lëvizja Vetëvendosje, gjegjësisht Albin Kurti duhet ta krijoj qeverinë e ardhshme.

Ai, ka thënë se nëse ndodh që LDK t’i fitojë zgjedhjet, gjasat janë që ajo ta pranojë presionin ndërkombëtar për ta bërë qeverinë me njërën nga partitë e dala nga lufta, (PDK, AAK) apo me njërën nga këto dhe NISMEN dhe ta lërë Vetëvendosjen anash, për t’u arritur një koncenzus shqiptar më i lehtë për një marrëveshje historike me Serbinë.

Postimi plotë i Loshit:

Nëse ndodh që LDK t’i fitojë zgjedhjet, gjasat janë që ajo ta pranojë presionin ndërkombëtar për ta bërë qeverinë me njërën nga partitë e dala nga lufta, (PDK, AAK) apo me njërën nga këto dhe NISMEN dhe ta lërë Vetëvendosjen anash, për t’u arritur një koncenzus shqiptar më i lehtë për një marrëveshje historike me Serbinë! Pikërisht kjo është arsyeja pse unë dëshiroj të fitojë Albin Kurti dhe jo Vjosa Osmani. Sepse, nëse fiton Albini, ai nuk do ta ketë asnjë presion nga askush, thjesht për faktin se Albini nuk i pranon presionet fare dhe rrjedhimisht askush nuk guxon t’i bëjë presion.

Mirëpo, edhe faktori ndërkombëtar, edhe partitë politike në Kosovë, duan ta anashkalojnë Albin Kurtin e pathyeshëm në mënyrë që t’i kryejnë më lehtë proceset e mbetura për gjysmë, siç është taksa kundër Sërbisë dhe marrëveshja me Serbinë, e cila duhet të përfundojë sa më parë që të jetë e mundur si parakusht për integrime europiane. Ndërkaq, nëse Vetevendosja del e para, Albin Kurti pa hezitim do ta bëjë qeverinë me LDK-në duke i shtuar eventualisht edhe NISMEN.

Të gjithë e dimë se lidershipi aktual i LDK-së, ku Vjosa Osmani, përkundër përpjekjeve serioze nuk e ka ndonjë rol qëndror, nuk e ka vullnetin e plotë për ta bërë çkapjen e shtetit, sepse nuk e ka marrë ndonjëherë dhe nuk e merr as tash mundin për ta prishur komoditetin për asnjë gjë. Në këtë kontekst, nëse simpatizantët e LDK-së i besojnë këtij skenari, fitorja e Albinit do të ishte fitore edhe e tyre, po aq sa fitorja e Vjosës, sepse vetëm në këtë mënyrë LDK-ja do ta ruante statusin e partisë se pastruar nga mëkatet që i bart ende në shpinë nga përgjegjësia e bashkë(keq)qeverisjes me PDK-në, pavsrësisht se dy vitet e fundit ka qenë në opozitë. Dy vite nuk janë të mjaftueshme për t’i larë mëkatet!

Është momenti vendimtar që në vend të faktorit ndërkombëtar, për lidershipin e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe për fatin e saj, të vendosin vetë qytetarët me votën e tyre. Pa provuar për t’u faktorizuar, ne kurrë nuk do të bëhemi faktorë ne shtetin tonë, ashtu siç nuk jemi bërë faktorë tash e njëzet vjet me radhë. Dhe, pa u bërë faktorë, nuk do të na marrë seriozisht Beogradi, Brukseli, Moska, Berlini, apo Vashingtoni. Rasti i Ramush Haradinajt me taksën 100 për qind, pavarësisht vlersimeve tona të ndryshme e shpesh kontraverze për efektet e tyre, na ka bërë të mësojmë diçka për herë të parë e kjo gjë është pikërisht se e kemi kuptuar se faktorizimi ynë në raport me Serbinë dhe bashkësinë ndërkombëtare është i mundur. Deri tash politika jonë karshi këtyre dy faktorëve ka qenë pasive dhe nënshtruese. Duke qenë se jetoj vetë në Perëndim, mund të ju them se pasivët dhe servilët gjithkush ka dëshirë t’i qasë pranë vetes për të kryer punë më lehtë, por askush nuk i merr seriozisht kur është fjala për t’u bazuar në ta. Është momenti i fundit pra, që para botës të dalim me një lidership përgjegjës dhe me qëndrime të qarta e decidive për fatin e popullit dhe të shtetit tonë të pavarur, si një realitet i vendosur me luftë dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe si një realitet që nuk do të ndërrojë me asnjë çmim.

Sidoqoftë, duhet kuptuar se shembull i Ramushit është vetëm një test i suksesshëm i faktorizimit, por jo edhe një masë që duhet të mbetet në fuqi edhe më tej, meqë është një hap impulsiv, apo si kundërveprim i diplomacisë agresive serbe kundër shtetësisë së Kosovës. Neve na duhet një lider i ditur që do të ndërtojë platformë të qartë të dialogut dhe te sjelljes me Serbinë pa i thyer rregullat ndërkombëtare të qarkullimit të lirë të njerëzve e të mallërave e që njëkohësiht do të jetë rezistent ndaj presioneve të palës ndërkombëtare, e cila nganjëherë di që të jetë e anshme dhe joparimore për ta krijuar komoromisin mes palëve! Nuk e besoj se në këtë plan, në momentin aktual e kemi një person më të përshtatshëm se Albin Kurtin, meqë ai me transfromimet pozitive tash së fundi, në përmbajtje dhe formë, kompleton profilin e politikanit lojal ndaj shtetit të vet dhe bëhet plotësisht i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare dhe sidomos për SHBA-në, e cila hapur dëshiron të na ndihmojë nëse ne tregojmë seriozitet për të marrë përgjegjësinë për vetëveten.

Duhet ta kuptojmë, se udhëheqësit e korruptuar të tipit të Hashim Thaçit, apo Ramush Haradinajt&company nuk i merr më seriozisht askush, asnjë komunitet ndërkombëtar.

Arsyeja tjetër pse Albin Kurti duhet të fitojë është se Albini dhe vetëm Albini mund ta sfidojë mobilizimin eventual të energjive destruktive, apo thjesht të strukturave kriminale të PDK-së dhe të AAK-së në rast se ato mbesin në opozitë dhe duan ta destabilizojnë gjendjen politike për të ardhur në pushtet. Në këtë kontekst nuk duhet nënçmuar as guximin dhe vendosmërinë e gjeneratës së re të LDK-së, (Vjosa Osmani&company), të cilët do të kishin efektin sinergjik në bashkëveprim me Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e tij, por jo edhe në një rrethanë kur qeveria do të udhëheqej nga Vjosa Osmani, për arsyen e kontrollit të pashmangshëm që do të imponohej nga lidershipi aktual bukur konformist i LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat