Edhe një anëtar i ri në Lëvizjen Vetëndosje.
Bëhet fjalë për Besim Ymerin nga Ferizaj, inxhinier dhe mbikqyrës teknik.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, përcjell Bota sot.
Postimi i Kurtit:
Besim Ymeri i bashkohet radhëve tona
Besimi është nga Ferizaj dhe ka përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Universitetin ‘Hasan Prishtina’ dhe ato master në Universitetin e Ëollongong në Dubai për Administrim Biznes. Në Dubai Besimi ka punuar edhe si mbikqyrës teknik për disa vite në kompaninë e njohur BMË. Këtë vit Besimi është kthyer me familjen e tij për të jetuar në Kosovë dhe tashmë ka vendosur të na bashkohet. Kthimi do t’i lehtësohet Besimit me angazhimin në Lëvizje dhe me ndryshimet e mëdha që do t’i mundësojmë së bashku në shtetin tonë.