I dërguari nga ShBA-ja që do të jetë Zëvendës Shef i Misionit amerikan në Kosovë

Aktuale

I dërguari nga ShBA-ja që do të jetë Zëvendës Shef i Misionit amerikan në Kosovë

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 17:40
Nicholas J. Giacobbe

Nicholas J. Giacobbe do të jetë Zëvendës Shef i Misionit të ShBA-ve në Kosovë. Ai nga sot e ka filluar detyrën e tij.

Para caktimit të tij në Kosovë, ai shërbeu si Zëvendës Shef i Misionit në Montevideo, Uruguay, për tre vjet.

Para Uruguajit, ai shërbeu si Këshilltar për Çështje Publike në Ambasadën e SHBA në Bagdad, Irak dhe Këshilltar për çështjet Kulturore në Romë, Itali.

Ai është anëtar karriere i Shërbimit të Lartë të Jashtëm me gradën Ministër Këshilltar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat