Pyetje publike për Albin Kurtin

Aktuale

Pyetje publike për Albin Kurtin

Nga: A.ZH Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:18
Albin Kurti

Petrit Zogaj nga shoqëria civile, i ka drejtuar një pyetje publike kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër Albin Kurtit.

Zogaj ka pyetur Kurtin se cilat janë ambiciet e mëdha të tij në politikë, pasi në këtë mënyrë, sipas tij, lehtësohet votuesi se kë ta votojë, përcjell Bota sot.

“Pyetja ështëse cilat janë ato ambicie të mëdha të Albinit në politikë, le të na i thotë, se ndoshta janë më të mëdha sesa ato që i ka në prioritetet e LV-së e kështu votuesit i’a lehtëson shumë se për kë të votojë”, ka shkruar Zogaj në një postim në Facebook.

Postimi i Zogajt pa ndërhyrje:

Kurti pergjithesisht eshte shume i sakte kur do te jep mesazhin politik. Pra, zor eshte me i dal nga kontrolla ate qe do ta thote. Mirepo, ne intervisten ne T7 tha dicka qe nuk u verejte shume: tha ‘Une kam ambicie te medha ne politike.’ Tash kur ta mendon, me e zhvillu vendin, me e luftu korrupsionin dhe me ndertu politika ne arsim e shendetesi, nuk konsiderohen si ndermarrje te medha e as ambicie te tilla. Pyetja eshte se cilat jane ato ambicie te medha te Albinit ne politike, le te na i thote, se ndoshta jane me te medha sesa ato qe i ka ne prioritetet e LV-se, e keshtu votuesit i’a lehteson shume se per ke te votoj

Vec pyetje po boj, masi Berati ate nate u trullu pak

P. S

Thaci na i thoshte hapur ato trija qe i ka pase

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat